Arben Ristani reagon ndaj demokratit kuksian: Nuk dua të krahasohem me njeri

30 Prill 2018, 11:46Politika TEMA

Kuvendi Kombëtar, i mbajtur ditën e djeshme nga Partia Demokratike, është shoqëruar edhe me kritika në radhët e demokratëve.

Ka qenë ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi, ai i cili përmes fjalës së tij iu drejtua Bashës dhe Berishës se përse në vend të Ritvan Bodes vendosi Arben Ristanin, në pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm, pa qenë asnjë ditë anëtar.

I ftuar në emisionin “ABC News”, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, Ristani i është përgjigjur ish-kreut të PD.

“Në fakt unë kam qenë nga studentët e grevës së ’90, kam qenë absolutisht pranë PD dhe kontribues ndër vite i saj.

Megjithatë, s’dua të krahasohem me askënd, por shumë respekt për z. Boden si një nga figurat qëndrore të PD.

E kam pasë edhe në momentet e para të punës, jam konsultuar me kënaqësi me të.

Çështja nuk ishte të dalë në këto nivele personale, po diskutonin statutin, e mira ishte të diskutonim për setin e rregullave si ta bëjmë më mirë”, u shpreh Ristani.

5 komente në “Arben Ristani reagon ndaj demokratit kuksian: Nuk dua të krahasohem me njeri”

  1. anila says:

    Ik mor pijanec ordiner,,,,,prandaj nuk rregullohet ky vend,,,

  2. xamxanja says:

    po mor Ristan ,vertet nuk ke qene antar partie por kontribtin qe ke dhene ti ne vitin 2009 no one ta hedh poshte. Marrja e pushtetit me dhune te ben qe te rrish ne opposite pergjjithmone.

  3. Monkey says:

    E pranoi që edhe kur ishte në krye të KQZ-së, ishte me PD-në. Përshëndetje për moralistat e PD-së me fitoren e Bashkisë Tiranë nga Lulzim Basha që u vendos nga një KQZ e pa kapur nga politika me në krye Arben Ristanin.

  4. Kipi i yllit says:

    Po me ke te krahasohesh ti,po cfare vlerash ke ti qe te krahasohesh me kete e me ate,ti mund te krahasohesh me ata qe rrine me ty,po me ate kuksianin,ti je shume larg,jo me te krahasohesh me te .Ai tha ca te verteta qe nuk i pelqyen,as ti,baballaret e tu politik,ai biles nuk ti tha te gjitha,ta rujti pak erzin,nuk tha se ti bashke me baballaret tu politik vodhet votat mes dites me diell dhe si shperblim u bere zv.minister,sekretar ipartise,deputet me te ardhura te mira,u bere rehat,gje te cilen e shpreh ne rrethe te ngushta,kur e kalon dopjon e dyte dhe ju pretendoni te vini ne pushtet.Pika qe su bie.

  5. Spartaku says:

    Ristani,vertete ka dhene kontribute te madh per pd-ke,se me urdher te Sali Berishes,merte votat e socialisteve dhe ja jepte pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje