Nga t’i dijnë amerikanët këto punët tona?

1 Maj 2018, 18:50Dossier TEMA

Nga Albana Melyshi Lifschin*

Mjekët i takon vetëm kur ke nevojë për ta. Rasti e solli që ta njihja doktor Peron, sic i thërrisnin shkurt këtu në Nju Jork. Atë kohë ai punonte në NYU Hospital.

Para se të vija në këtë vend, pata kaluar një operacion të rëndë në spitalin kirurgjik të Tiranës. Qe një fund tetori i ftohtë.

Më futën në sallën e operacionit pasi kishin vendosur aty një reflektor. Pas operacionit pashë njerëzit e mi tek koka e shtratit e disa nga kolegët e punës.

Të gjithë po diskutonin lajmin e ditës: Ismail Kadareja ishte arratisur në Francë. Ai operacion u lidh në mënyrë të paharrueshme me atë ngjarje…

Katër vjet më pas unë ndodhesha në Nju Jork, kur papritur më filluan disa dhimbje të forta që më kujtonin ato të fazës pas operacionit, tek ecja korridoreve të spitalit duke u mbajtur pas muri. Iu nënshtrova disa vizitave mjekësore në klinika private.

Provova edhe ‘cat scan’ për herë të pare, po prapë pa rezultat. Kursimeve të mia bankare po u vinte fundi, nga një vizitë në tjetrën dhe mjekët amerikanë nuk më jepnin asnjë shkak.

Dhimbjet vazhdonin të frikshme. Qava hallin në telefon me një të njohurën time, ajo më tha: “Pse nuk shkon tek kirurgu i Elbasanit? Ai ka qenë nga më të mirët në Shqipëri dhe tani punon këtu në spital, në Manhattan”.

Kështu ndodhi që unë njoha “kirurgun e Elbasanit”. Mjaftoi vetëm një vizitë e thjeshtë për të mësuar shkakun qesharak të dhimbjevë të mia: “Mos u tremb, se s’ke asgjë moj çupë,- më tha ai,- dhimbjet i ke ngaqë po të dalin penjtë e operacionit që të kanë bërë vite të shkuara.

Atë kohë kur je operuar ti, ne s’kemi patur penj për të qenë, për të bërë qepjet. Qepnim me penjtë e Shkodrës që ishin si spango.

Trupi yt nuk i ka absorbuar dot e po i nxjerr tani, pas kaq vitesh.

Eh, nga t’i dijnë amerikanët këto punët tona?”

*Fragment nga ‘Shënime për kirurgun e Elbasanit. NYC, 2000’

5 komente në “Nga t’i dijnë amerikanët këto punët tona?”

  1. lavdosh says:

    Tmerresisht i impresionuar nga ky shkrim (ese) e nje niveli mesatar shkolle te mesme

    1. NY. says:

      Ne Amerike pa inshurence mjekesore larg qofte te kesh nevoje,ta tregon mire nivelin ai qe e ka emerin “BILLI”
      Jo me ese po me kuje t’ja marresh po deshe,e shikosh si ta masin kostumin.vetem po qe morracak e s’kane
      c’te marrin,perndryshe nje operacion e nja dhjete dite ne spital plus ilace,si zorr ta shofesh as banken as shtepine
      as katandin.E verteta eshte qe shumica e doktoreve Shqipetar me aq sa kane mundesi kane
      ndihmuar bashkeatdhetaret e tyre me bujari dhe bravo ju qofte

    2. U dhime duke qesh says:

      Prandaj shqiptaro-amerikanet pa perjashtim vijne ne Shqiperi per te rregulluar dhembet!!! Po ashtu kane filluar dhe vijne dhe bejne operacionet per syte ne Shqiperi!!! Kam informata se shqiptaro-amerikanet po vine edhe per operacione te tjera mjekesore ne atdheun e tyre (psh per teroidet)!!!
      Nga ti dijne amerikanet keto punet tona ? ? ?

  2. Drejtori says:

    Puna eshte se si dine as “doktoret tane” keto punera.Me pak fjale edhe mjeket amerikan qenkan njelloj si jane katandisur keta tanet: te shkelqyer ne mesime te paafte ne detyre.
    Nqs lexon ndonje nga doktorat e urgjencave(!?!)…
    -Dotkori pacjetit-cfare ke?
    -Pacjenti- me dhemb ” kjo”
    -Doktori infermjeres- nje serum bcdefg,bej ketij
    (kam vajtur ne 2-3 vende jashte,per dreq se gjeje infermiere,ketu i kemi me bollek,perse?!)
    -Doktor ne dhemb ketu
    – Doktori infermjeres- beje nje serum ygby
    Nuk kam pare asnje doktor te thote: ja dale te shikojme gjendjen,ja te dalin dhe analizat,ja te te pyes edhe dicka tjeter…vetem bej nje serum ketija,mbase qetesohet e keput qafen andej nga erdhi.
    Tani para nja dy muaj vertetova se nuk i linin me pacjetet te iknin nga urgjenca pa nje recete mjeku…dicka eshte, por prap receta leshohej ne baze (?!) te shikimit ne sy( sa kile eshte ky? futja nje ilac.nga na vjen ky? futja nja dy tre ilace aty,sa per protokoll)

  3. s'kam ç'bej says:

    Po si ka mundesi qe doktoret amerikane nuk e gjeten dot shkakun?! Kaq te mire jane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje