Java e 32-të e Superiores do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj ditën e shtunë, në orën 16:00 dhe 19:00.
Kjo javë rezervon sfida interesante për zonën europiane dhe atë të mbijetesës.
Por interesant është edhe fakti që dy nga pesë ndeshjet e javës do të luhen në stadiume të boshatisur.
Laçi, që pret Skënderbeun, është dënuar me dy ndeshje pa spektatorë në fushën e tij nga Disiplina, për shkak të probleme që ndodhën në ndeshjen me Kukësin.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Partizanin, që ka marrë të njëjtin dënim nga Disiplina pas ndeshjes me Skënderbeun. Edhe të kuqtë do të jenë pa tifozët e tyre në ndeshjen me Teutën këtë fundjavë.
Kuptohet që mungesa e tifozëve zbeh bukurinë e ndeshjes, por Laçi dhe Partizani janë të detyruar të vuajnë dënimin.