VIDEO: Momenti i përplasjes fizike mes peshngritësve dhe drejtuesve të KOKSH

2 Maj 2018, 21:53Sport TEMA

Peshngritësit shqiptar kanë kërkuar ditën e sotme aryeset pse KOKSH i la jashtë lojrave Mesdhetare që do të zhvillohen në “Tarragona” të Spanjës.

Tre sportistët shqiptar, Erkand Qerimaj, Briken Calja, dhe Daniel Godelli kanë zhvilluar paraditen e sotme një mbledhje me drejtuesit e KOKSH e cila është shoqëruar dhe me momente tensioni.

Peshngritësi Qerimaj ka pasur një kontakt fizik me zëvendës presidentin e KOKSH-it, Vojo Malo pas debateve me njëri tjetrin.

Pas përfundimit të mbledhjes Erkand Qerimaj deklaroi se ata do të ndërmarrim hapat e nevojshme, do të protestojmë dhe do t’i hedhin në gjyq, pasi kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje