Mbyllet ndeshja Roma-Liverpul me rezultatin 4-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

2 Maj 2018, 22:35Sport TEMA

Roma-Liverpul është gjysmëfinalja e mbrëmjes së sotme që do të luhet në “Olimpico”.

Një sfidë që pritet të dhurojë mjaft emocione ku Liverpuli është më favorit për tu kualifikuar për në finale pasi ka arritur që të fitojë në ndeshjen e parë me rezultatin 5-2.

Megjithatë, Roma pritet të jap më të mirën për të marrë maksimumin nga ky takim.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet zyrtare.

Roma: Beker, Naingolan, Pelegrini, Dzeko, Kolarov, Shik, De Rossi, Fazio, Florenzi, Manolas, El Sharaui

Liverpul: Karius, Van Dijk, Uijnaldum, Lovren, Milner, Firmino, Salah, Henderson, Mane, Robertson, Arnold

GOL! Naigolan shënon dhe golin e katërt për Romën nga pika e bardhë

GOL! Roma kalon në epërsi me anë të Naigolan që shënoi një gol fantastik nga distanca

Minuta 80′, Edin Dzeko i afrohet golit të epërsisë por ndalet mrekullisht nga portieri i Liverpulit

Minuta 62′, E pafat Roma për të gjetur golin e avantazhin me anë El Sharaui i cili nuk e dërgoi dot topin në fund të rrjetës pas një rrëmuje në zonë

GOL! E nis në mënyrën më të mirë Roma pjesën e dytë duke barazuar rezultatin me anë të Dzekos që tregohet i saktë në goditjen e tij brenda zonës

Minuta 34′, Shtylla i mohon golin e barazimit Romës pas një goditje të bukur të El Sharaui

GOL! Liverpuli kalon sërish në epërsi me anë të Uijnaldum që përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Romës duke mposhtur Beker

GOL! Barazon gjithçka Roma falë një autogoli të shënuar nga lojtari i Liverpulit James Milner

GOL! Liverpuli zhbllokon rezultatin e ndeshjes me anë të Mane i cili i vetëm përballë portierit nuk gabon duke e dërguar topin në fund të rrjetës

Minuta 5′, Florenzi krijon rastin e parë të rrezikshëm të ndeshjes duke tentuar me nje goditje të rrezikshme nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit

Ekzekutohet himni i “Champions League” nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar në “Olimpico”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje