Real Madrid është akuzuar se është favorizuar ndjeshëm nga arbitrat. Përveç rasteve të viteve të kaluara, edhe këtë sezon, gjysëmfinalja ndaj Bajern prodhoi shumë raste për moviole.
Gjithashtu edhe takimi i fazës së kaluar “pushtoi” faqet e gazetave.
Ne po iu sjellim ndërmend të gjitha rastet kur Reali ia ka hedh paq pa u ndëshkuar nga arbitrat në rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Borusia Dortmund-Real Madrid 1-3
Top me dorë nga madrilenët në zonë dhe nuk kemi penallit. Serxhio Ramos prek topin me dorë pas largimit të Navas por arbitri nuk akordon 11-metërsh.
Real Madrid-Totenham 1-1
Kasemirio rrëzon në zonë Lorenten por arbitri “mbyll sytë”
Real Madrid-PSG 3-1
Penallti shumë e dyshimtë në favor të Kros kur Real po humbiste 0-1.
Juventus-Real Madrid 0-3
Kasemirio prek topin me dorë në zonë. Italianët protestojnë por përsëri nuk kemi gjë. Duhet theksuar se distanca e kontaktit ishte e afërt
Kuadrado pengohet ne zone nga Karvajal, por arbitri vijon lojen.
Real Madrid-Juventus 1-3
Benatia pengon Lukas Vaskes në zonë. Arbitri nuk dëshiroi ti çonte ekipet në shtesa dhe akordon 11-metërsh. E dyshimtë…
Bajern-Real Madrid 1-2
3 raste. Marcelo prek topin me dorë pas një krosimi. Penallti e pastër. Ramos godet këmbët e Levandovskit në vend që të largoi topin, tjetër penallti e padhënë.
Po ti mër Lal? Me Barcelonën keshtu? Tifoz i Mesit, ëëë.?
Ore, shumë mire qe je tifoz i Mesit sepse talent botëror eshtë, por mos bej fushate prej militanti, se kane mbaruar zgjedhjet.
Apo ke harruar se si eshte ndihmuar Barcelona nga arbitrat?
Vë bast që ti je nga ata qe thone se Mesi eshte lojtari me i mire i te tera koherave. Nuk fakt Mesi nuk eshte as si Zidane. Lere pastaj ta kragasosh me Maradonën, apo Ronaldo de Liman. Dhe Jo vetëm kaq. Per Mesin nuk pjerdhin as ne Argjentinë sepse nuk ka bere me kombëtaren ate që ka bere me Barcelonën.