Bajerni i Mynihut nuk arriti dot që të kulaifikohej për në finalen e madhe të “Uefa Champions League” duke u eleminuar në fazën gjysmëfinale nga ana e skaudrës së Realit të Madridit.
Një eleminim më shumë polemika pasi një nga faktorët kryesorë që ndikoi në eleminimin e kampionëve të Gjermanisë ishte dhe arbitri turk Çakir që i mohoi tre penallti bavarezëve ku më flagrantja ishte ajo e Marselos.
Por, përveçse arbitrit një tjetër faktor që ndikoi në këtë eleminim ishte dhe gafa e portierit Sven Ulreich në minutën e parë të pjesës së dytë që i dha mundësinë Benzemas të shënonte golin e dytë për madrilenët.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Ulreich i ka kërkuar ndjesë të gjithë tifozave dhe lojtarëve të Bajernit të Mynihut.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dëshpërimin tim. Donim finalen dhe bëmë më të mirën, deri sa erdhi ai gabim i imi. Nuk arrij ta shpjegoj. U kërkoj ndjesë shokëve të skuadrës dhe tifozërisë së Bayernit”, shkroi Ulreich në Instagram.
Menjëherë, pas këtij postimi lojtarët e Bajernit i kanë dhënë një mbështetje të madhe portierit Ulreich. (TemA)
Akoma vazhdoni me kete histori? Nuk ja ka fajin njeri Bajernit. Eshte bere avaz kjo puna me arbitrat. Arbitrat nuk do japin penallti kur te duan ata qe i intereson penalltia, por kur e shef te arsyshme. Asnjera nuk ishte penallti. Hajde shkoni ke drute tani.