Saimir Tahiri zyrtarizon dorëzimin e mandatit, ja letra për Gramoz Ruçin

4 Maj 2018, 13:41Politika TEMA

Saimir Tahiri i ka dërguar sot një letër Kuvendit ku i kërkon zyrtarizmin e dorëheqjen së nga mandati i deputetit.

Në letrën që mban firmën e Tahirit, ky i fundit i kërkon kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, që të ndjekë hapat e parashikuar nga ligji për zbatimin e kërkesës së paraqitur prej tij.

Në letëtr shkruhet se “për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush  të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje