Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, mendon se Teuta e meritoi plotësisht fitoren e sotme. Në “Gol pas Goli”, ai tha se ishte një goditje psikologjike, por nuk hiqte dorë nga Europa.
“Përgatitëm një javë shumë të vështirë. Vinim pas një hap fals në Lushnjë, i papranueshëm për objektivat e për atë lojë jo të mirë. Ishim të kujdesshëm gjatë javës së dinim që pritnim Teutën që kishte nevojë për pikë jetike. U përgatitëm si taktikisht edhe psikologjikisht, duke e ditur se do na largohej Europa. Nuk e filluam keq takimin, arritëm të shënonim dhe në ato momente kjo sikur e futi pak skuadrën në ngërç, jo për mobilizim, por edhe për meritë të Teutës se pashë një ekip të mobilizuar dhe me shpirt skuadre. Na kapën dy herë në topin e kthyer duke shënuar golat në pjesën e dytë. Skuadra ndjeu trysninë psikologjike e pikëve të Lushnjës e ndeju skuadra. Pësuam golin e barazimit dhe mendova të motivoj skuadrën në pushim, duke e ditur që nuk kishim bërë asgjë mirë, duhet të luftojmë të japim shpirtin dhe Teuta ishte më e vendosur. I pari mbaj përgjegjësi unë, kur punohet në grup humbja është e të gjithëve, si përgjegjësi fillon nga unë”, tha Dalipi.
Kurse trajneri i Teutës Gentian Begeja u shpreh:
“Ka qenë një fitore shumë e madhe për vetë pozitat që jemi. Pas hapit fals me Kamzën në fushën tonë, skuadra reagoi, më pëlqeu, kishte shpirt gare dhe luftë. Sigurisht që ishte autokritikë pas asaj ndeshje që skuadra e cilësoi të fituar. Sot pamë një skuadër që nuk kam çfarë të them, kreu gjithë detyrat, një shpirt gare të lartë. Është një fitore, kemi ndeshje të tjera shumë të forta, që nga ajo me Kukësin, është në kuadrin e një trepikëshi të vyer.
Kjo skuadër nuk është se ka lojtarë të veçantë me cilësi të jashtëzakonshme, por forca është grupi, Shpresoj që skuadra të vazhdojë të luajë mirë, të marrë pikë se janë jetike për mbijetesën.
Ne jetojmë me llogari, por e rëndësishme është të marrim pikët tona, pastaj shohim kundërshtarët direkt. Ne duhet të bëjmë hyzmetin e ndeshjeve tona, pastaj kundërshtarët”, tha Begeja.