Tirana ka nderuar sot me “Çelësin e Qytetit” një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, Nexhmije Pagarushën, e cila ka festuar 85 vjetorin e lindjes.
E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar. Veliaj e cilësoi Pagarushën si simbol i pakontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët.
“Me këtë nderim në emër të qytetit të Tiranës, jo vetëm i japim ‘Çelësin e Qytetit’, por edhe mirënjohjen tonë të thellë për një kohë kur të ishe artiste ishe në fakt përfaqësuesja më e denjë e të gjitha aspiratave të kombit tonë. Sot i japim ‘çelësin e shtëpisë’ Nexhmije Pagarushës sepse mendojmë që kjo shtëpi, është edhe shtëpia e saj”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Këngëtarja Nexhmije Pagarusha, e emocionuar për pritjen, falenderoi kryebashkiakun për “Çelësin e Qytetit”, duke shtuar: “Edhe juve ju falenderoj shumë se kurrë s‘më harroni, më çmoni dhe më doni kaq shumë. Gëzohem kaq shumë që e marr këtë çelës, se ndoshta nuk e meritoj. Tash kush do me ardh në Tiranë, le të vijë tek unë. Eh, ta kishim pasur këtë çelës më përpara dhe i lutem zotit që të jetoj sa më gjatë që ta shijoj”, tha ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se Nexhmije Pagarusha dhe këngët e saj janë trashëgimia më e mirë që i lihet brezit të sotëm, për të njohur të shkuarën e Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar. “Sot kemi një sfidë për gjeneratën që vjen, një gjeneratë që ndoshta se mban mend as komunizmin, as Ish-Jugosllavinë, as luftën, as sakrificat dhe besoj që për të gjithë ne që do të duhet t’ua shpjegojmë dhe të kalojmë stafetën gjeneratës tjetër nuk besoj se do të kishte testament më të mirë se sa repertori i këngëve të pashtershme të Nexhmije Pagarushës”, tha Veliaj.
Ah sa bukur, me te vertete kulture per te nderuar keta gjeni te popullit Shqiptar.E madhja Nexhmie Pagarusha eshte nje nga bilbilat e kenges Shqipe.Edhe nje urim te zemres per Ju Zoti Erion Veliaj ,qe din te vleresosh e te nderosh keta edukatore te kombit Shqiptar nepermjet kenges se bukur Shqipe. Zonja Nexhmije Pagarusha Ju uroj jete te gjate e sa me te bukur ashtu sic e meritoni.
e madhe dhe unikale.
Ma ne fund, edhe ate jo me deshire por me imponim nga madheshtia e saj ky pederi e dekoron nje Mbreteresh qe e dekoron Amerika. Pse nuk e dekorove deri me sot, apo deshiron ti kundervihesh Edi Rames pasi ai ia dha Goran Bregovicit. Une me pas qene si Nexhmija e kisha refuzu ket lloj dekorate te pa vlere.
Eshte IKONA me e madhe Shqiptare e muzikes. “Baresha” eshte kenga qe edhe sot e degjoj me endje. Eshte kenga me e mire e te gjitha koherave.
Ne Top 10 e kengeve me te mira ne bote, kjo kenge, jam i sigurt qe do qendronte me dinjitet. Falemnderit Nexhi, qe ekziston dhe na ke dhuruar
kete perle ne repertorin e muzikes shqip, bashke me autorin Rexho Mulliqi. Te uroj jete te gjate dhe shendet te plote.