VIDEO/ Qytetari-Ramës: Aman na sill një drejtor...

8 Maj 2018, 20:20Sociale TEMA

Nuk mund të dëgjosh shpesh që një punonjës të kërkojë me patjetër të ketë një shef mbi kokë, por një infermier i Laçit i shprehu shqetësimin kryeministrit se prej një muaji spitali i Laçit ishte pa drejtor.

Rama e mori me të qeshura kërkesën e tij, por ai e sqaroi kryeministrin se pa firmën e drejtorit nuk kalonin rrogat e tyre.

Qytetari: Jam infermier në spital  të Laçit, ka një muaj që e kanë hequr drejtorin dhe akoma nuk e kanë sjellë.

Rama: Ou, ke hall kë do të kesh drejtor ëëë?

Qytetari: Jo nuk është hall. Nuk jemi në hall do të thuash ti për rrogën, atë rrogë që marrim ne, është halli se nuk kalon ka firmën e drejtorit rroga, nuk është zor i madh me gjet një drejtor. E kanë grabitqarët që i ke këtu.

Rama: U ekzaltove nga zgjidhja e problemit të parë dhe tani i fute një mitraloz të gjithë dynjasë këtu.Do ta gjejmë drejtorin pa merak, nuk do të lëmë pa drejtor. Meqë e paske merak të kesh drejtor mbi kokë, do ta gjëjmë drejtorin.

3 komente në “VIDEO/ Qytetari-Ramës: Aman na sill një drejtor…”

  1. rudini says:

    Menyra si organizohen dhe si menaxhohen eshte vertet e turpshme.

  2. Exodus 2025 says:

    o zot o perendi…si populli si i pari tij..nje tru kane…gezofshi ate qe keni mbjelle vete.

    eksodi 2025 po afron, mos vono….kape momentin

  3. Feniks says:

    A e sheh se cfare shteti po qeveris o anadollak?
    Ka mbetur puna qe ne cdo zyre te shkoje kryeministri!
    Turp i madh sa nuk ka ku te shkoje!
    Nje delirant dhe arrogant kurre nuk mund te drejtoje nje shtet ligjor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje