FOTOT: Rehabilitohet moli i Parkun të Liqenit, aktivitete të shumta të sporteve ujore

8 Maj 2018, 16:37Sociale TEMA

Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, përfundoi rikualifikimin e molit të liqenit, një vepër kushtuar Henry Dunant, themelues i kësaj organizate dhe fituesi i parë i çmimit Nobel.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët.

“Ky liqen deri përpara dy vite e gjysmë ishte në listën e zezë, si një ndër zonat më të ndotura, jo vetëm të Tiranës dhe Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Një gropë e madhe septike, ku hidheshin ujërat e zeza dhe plehrat. Ne sapo kemi marrë flamurin e bardhë të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’, që e ka çertifikuar tashmë si një liqen të pastër, ku shumë shpejt do të fillojmë edhe lojërat e ujit, edhe notin, për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e askujt, por si prona jonë e përbashkët, i bukur dhe i pastër”, tha Veliaj.

Moli ekzistues iu nënshtrua rikonstruksionit total dhe është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes. “Nëse përveshim mëngët dhe me të njëjtin zell siç transformuam këtë hapësirë dhe gjithë mikrohapësirat rreth këtij liqeni, do të vijojmë të punojmë me Tiranën, atëherë ditët më të mira i kemi përpara”, siguroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se këto investime kanë gjeneruar një energji në të gjithë Tiranën, duke e transformuar qytetin tërësisht. “Kjo hapësirë këtu, në thelb është një gjilpërë e vogël në trupin e madh të Tiranës. Mjafton vetëm të shohim këtë hapësirë dhe kuptojmë se si mund ta transformojmë qytetin. Mjafton vetëm të bëjmë një xhiro në rrjetin e ri të biçikletave, të vrapit apo shtigjeve ku kanë filluar të ecin njerëzit, për të kuptuar se qyteti është produkt i këtyre ndërhyrjeve të vogla”, tha Veliaj, teksa u shprehu mirënjohjen vullnetarëve të Kryqt të Kuq, të cilët kanë dhënë një ndihmë të çmuar në mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës.

Presidenti i Kryqit të Kuq, Ylli Alushi vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e molit dhe vendosjen e bustit të Henry Dunant, duke e renditur Shqipërinë krah vendeve të botës së civilizuar që e respektojnë këtë figurë të rëndësishme. Pas liqenit të Tiranës, Bashkia e Tiranës ka filluar punën edhe për rikuperimin e liqenit të Farkës, që do të kthehet në një park të dytë për të gjithë qytetarët e Tiranës, të cilët mund të kalojnë çaste çlodhëse në natyrë.

1 komente në “FOTOT: Rehabilitohet moli i Parkun të Liqenit, aktivitete të shumta të sporteve ujore”

  1. Henri says:

    ME BEHET SHUME QEFI PER KETE RIKOSTRKSION.KA QENE I VETMI VEND KU DEFREHESHIM DHE KALONIM KOHEN ME TE GJATE NE RINI.ATY BENIN DHE STERVITJE EKIPET E NOTIT TE DINAMOS DHE SHTATEMBEDHJETE NENTORIT ME SAKRIFCA DHE DASHURN PER SPORTIN E NOTIT.ME TE VERTETE NA SJELLE KUJTIMET ME TE BUKURA TE KOHES TONE DHE GJITHE TE RIJVE TE TIRANES.RESPEKTE DHE FALIMDERIT BASHKISE DHE NJERIUT TE PA LODHUR QE PO PUNON SHUME PER TIRANEN ERION VELIAJT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje