Protestë në Durrës: Banorët refuzojnë varrosjen e muxhahedinit

8 Maj 2018, 11:05Sociale TEMA

Banorët e Manzës në Durrës kundërshtojnë varrimin e një shtetasi të komunitetit iranian.

Ata shprehen se komuniteti i muxhahedinëve të kërkojë një hapësirë diku tjetër, pasi hapësira ekzistuese nuk mjafton as për banorët e fshatit.

Banorët shprehen se ndërsa familjet e tyre nuk kanë ujë të pijshëm, komunitetit të opozitës iraniane iu është garantuar 24 orë furnizim me ujë.

“Ata kanë pronën e tyre që kanë blerë, le të ndërtojnë aty varrezat. Ne kemi nënat, baballarët, vendi është shumë i kufizum, varret tona mos të përzihen me varret e tyre. Ato janë komunitet, le të kenë vendin e tyre”, shprehet një prej protestuesve për “Fax News”.

Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e komunitetit iranian kanë kërkuar ndihmën e ‘’Fax News’’ që kjo çështje të zgjidhet.

13 komente në “Protestë në Durrës: Banorët refuzojnë varrosjen e muxhahedinit”

  1. Drenicak says:

    Mos lejoni që të flliqet toka e Gjergjit me mbetje otomane.

    1. h says:

      Jane Persian skane lidhje fare me turqine

      1. nje vezhgues i drejte says:

        Jane me keq akoma , vijne nga nje vend islamik ekstremist , qe qeveriset nga autoritetet fetare (Ajatollahet) , pa kushtetute , sepse si kushtetute sherben kurani dhe te gjitha ligjet jane kuranike , eshte i vetmi vend ne bote me kete menyre qeverisje islamike .

      2. Illyrian Kings says:

        Ti dhe drenicaku jeni te 2 injorante. Meqe nflet per “mbetje osmane” ndoshta nuk e di se shqiptaret ishin qytetare osmane dhe ne fact shtylla kurrizore e perandorise osmane.

        Por Perandoria Osmane nuk ishte ” turke”.

        Pervecse ishte multi etnike dhe multi fetare ne administrate ku shqiptaret ishin shume te fuqishem, ne kulture ishte perandori islamo persiane dhe gjuha osmane ishte shumica persisht dhe arabisht.

        Mesoni pak mbi historine se nuk ju ben keq.

        Sa per temen mos lejoni ndertimin e varreve muxhahedine ne shqiperi se keni per ti pare pasojat pastaj.

  2. shushica says:

    Kurre shqiptaret nuk i kane mohuar te drejten e varrimit nje personi ,vetem sepse eshte i huaj .Varrezat jane prone publike .Nuk eshte faji i iranianeve qe ju nuk keni uje .Ata sherbimet i kane blere .
    Por ne parim une jam kunder dhenies se azilit cdo lloj grupi politik ,ngado qe te vije .Azili jepet vetem personalisht .Duke i dhene azil nje grupi te organizuar politik ,shteti yne e ka futur vehten ne nje rruge te rrezikeshme ,bile antikushtetuese .Vendet e medha ,te fuqishme ,me hapsira pa fund kane refuzuar tu japin azil…per shume arsye .Nderkohe qe ne jemi vend i vogel ,i varfer ,pa ndikim politik ,..Nuk ka asnje arsye qe ne te bejme kundershtare.Ne se miqte tane kerkojne favore ,por qe rrezikojne marredheniet tona me pale te treta ,atehere duhet ti sqarojme ata me argumente per pamundesine tone ,thjesht sepse jemi te vegjel .Dhe sigurisht do te na kuptojne,ne se jane vertete miqte tane .Servilizmi politik nuk paguan.Perkundrazi ,qendrimet e matura ,te ekuilibruara paguajne me shume .

  3. kashi says:

    shani greket per racizem dhe mos shikoni veten

  4. I pandehuri says:

    Se paku para vdekjes ndaluni! Dy metra dhe nuk i mohohen askujt! Per te larguar çdo dyshim: jam i krishterë!

  5. vang says:

    More ju po ja kaloni dhe inkuizicionit te mesjetes.Nuk ju vjen turp ,popull bastard,pa pike respekti.E te thuash se jemi ne Greqi qe varrezat jane te ortodokseve,ndersa ne varrosemi bashke ortodokse,jezuite,franceskane,shiite,sunite,bektashinj,helvetinj hebrenj e ndonje tjeter akoma.Pra edhe ne Greqine ortodokse myslimanet nuk kane ngelur pa u varrosur.Kjo eshte nje norme morali,nje norme njerezore.Po edhe sikur ,te gjithe muxhahedinet atje do te vdesin.?Megjithate nuk mendoj se kjo eshte nje kundershtim i banoreve se sa manover nga te trete.

  6. Illyrian Kings says:

    Mos lejoni krijimin e varreve te muxhahedimeve ne shqiperi se pasojat do jene te renda.

  7. shqiptari i vertet (itali) says:

    Epo kan te drejt ta haj dreqi! Pse duhet te varroset nje muxhahedin (jevg irani) ne varrezat e baballarve dhe nenave te banorve? Skan lidhje fare me Shqiperin dhe shqiptaret; ata jan nje komunitet, kshtuqe le te hapin ne ndonje vend tjeter varrezat per kte komunitet….
    DHE MBAJENI MEND MIR: sikur te ishin shqiptaret qe kerkonin varrim ne token e ktyre, KURR kta jevgjit do ta linin!!!!

  8. Korabi says:

    Jam dakorte nuk duhet ti mohohet kurre vendi i varrimit askujet. Nuk eshte ne traditen shqiptare.
    Ne djalle kush i solli ne Shqiperi

  9. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    mujahedina shqipfoles,respektoni te drejtat e birazereve tuaj mujahedinet iraniane………………..allah uakbar!

  10. Lani says:

    Ore lene te vdekmit te varrisen se eshte gjynah prej Zotit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje