Kërkesa e pazakontë e qytetarit për Ramën: Kam një çiklomotorr që ecën deri në 45 km/orë, këta duan të ma bëjnë veturë...

8 Maj 2018, 09:16Sociale TEMA

Në bashkëbisedimet me qytetarët, Edi Rama përballet shpesh me kërkesa të pazakonta.

Një e tillë i ndodhi dje në Lezhë.

Qytetari: Kam një kërkesë personale. Më ka sjellë djali një makinë nga Italia. E kam zhdoganuar tash 4 vjet, afro 1 milionë lekë të vjetra. Me Laçin nuk po gjej dot zgjidhje, nuk ma regjistrojnë. Argumenti është ky, ai është ciklomotorr, ecën deri në 45 km/orë, ka dy vende. Këta duan ta bëjnë veturë, në fakt veturë nuk e lë rregulli ndërkombëtar me dalë në autostradë.

Kryeministri Edi Rama: Për këtë rast dhe për të gjitha rastet që janë probleme të kësaj natyre duhet të përdorsh platformën. Është shumë e thjeshtë, 3 minuta tek www.shqiperiaqeduam.al dhe 10 ditë kohë për të marrë përgjigjen përfundimtare. Boll të shkruash aty dhe do marrësh përgjigjen përfundimtare, bëhet, s’bëhet dhe si bëhet.​(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje