Fiks Fare iu rikthye mbrëmjen e djeshmetemës së sigurisë ushqimore, duke denoncuar një skandal për miellin e bukës që përdoret në Shqipëri.
Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më I ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, I cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %. Fiks Fare ka kryer analizat e miellit që është sot në tregun shqiptar, një pjesë e madhe e të cilit ka rezultuar me proteina nën nivelin e lejuar.
Në Shqipëri, buka është burimi kryesor i ushqimit. Sipas Institutit të Statistikave çdo Shqiptar konsumon mesatarisht rreth 400 gramë bukë në ditë. Bashkimi Europian, nivelin e proteinës tek buka e ka të miratuar 14%, ndërsa në vendin tonë është 12.5%. Po a konsumojnë shqiptarët bukë me nivel proteine 12.5%?
Vendimi i ish-ministrit Panariti në vitin 2014 për lejimin e importit të miellit me cilësi nën 12 % hapi në të vërtetë rrugën e abuzimit, duke lejuar që në vendin tonë të importohej edhe miell me nivel proteine më të ulët që do të ishte për biskota, ëmbëlsira etj. Miell dhe grurë që do të importohej kryesisht nga Serbia dhe Rusia. Në atë kohë në daljet publike Ministri këmbëngulte se analizat e këtyre importeve dilnin brenda normës. Sipas tij buka bëhej vetëm me miell, maja dhe ujë dhe analizat e kryera dilnin brenda normës së lejuar.
Por si është gjendja pas 4 viteve, që është marrë ky vendim. Thuajse të gjitha furrat e bukës, sot prodhojnë edhe ëmbëlsira. Kjo e bën akoma më të vështirë gjurmueshmërinë e Inspektorëve të AKU-së të cilët nëse në furrat e bukës gjejnë miell me proteinë më të ulët dëgjojnë të njëjtin justifikim “Është për ëmbëlsirat dhe jo për bukë.” Madje edhe vetë Panariti, sot që nuk është më Ministër, ka ndryshuar opinion lidhur me situatën dhe e ka pranuar që gjurmueshmëria apo aftësia për të kontrolluar këtë produkt çalon. Ai thotë se aktualisht vendi ynë nuk është në gjendje të arrijë në nivelin proteinik 12.5 % dhe jo më atë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas përgjigjes që na erdhi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për vitin 2017 janë importuar rreth 36 679 ton miell gjithsej. Rreth 40% e kësaj ngarkese 14 776 ton, është importuar nga Kosova, në vend të dytë është Serbia me 12 945 ton, e ndjekur nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Bullgaria, Italia dhe në fund Austria me 9 ton. Ndërsa nga e gjithë kjo sasi janë importuar 308 ngarkesa me miell, proteina e të cilit është mbi 12%, me një sasi prej 9 554 ton. Rreth 4 fish më pak se sasia e miellit me proteinë nën 12% , e cila është 27 125 mijë ton. Përsa i përket ngarkesave me grurë janë importuar 393 të tilla me proteinë nën 12% me sasinë 8340.956 ton.
Fiks Fare ka zbuluar se mes ngarkesave të importit të grurit, ka edhe grurë nën nivelin e proteinës 12 %, i importuar nga prodhuesit e miellit, por që kryesisht përdoret si ushqim për kafshë. Ky grurë nxjerr një cilësi të dobët të miellit dhe vetëm me anë të përzierësve, kimikateve apo shtesave proteinike mund të bëhet bukë.
Në vendin tonë janë importuar rreth 215 802 ton grurë. Më shumë se 50% e kësaj sasie, rreth 147 594 ton është importuar nga Rusia, më pas vjen Serbia me 51 588 ton, e ndjekur nga Ukraina, Maqedonia, Kroacia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe e fundit Turqia me 47 ton.
Fiks Fare analizoi 18 mostra, produkte mielli, ambalazhi 1 kg dhe 25 kg. Analizat e përqindjes së proteinës u kryen pranë ISUV. Nga këto analiza rezultuan se 6 produkte miell për bukë, ishin nën nivelin e proteinës 12% . Kryesisht miell që vjen nga Serbia dhe Kosova.
Produkte që kanë rezultuar nën normën e deklaruar në etiketë, dhe nën normën e proteinës më ligj janë 6:
Kodi Firma e produktit % Pro. në etikete % Pro. në analiza Lloj i miellit Origjina
4 Tradicional Serbi – 11.31% Për bukë Serbi
9 Ola Atlas 13% 11.15 Për bukë Shqipëri
13 Finesa Besnik.shpk Atlas 12.5% 10.92% Për bukë Kosovë
15 Sillosi Dellino 13% 10.92% Për bukë Kosovë
17 Premium 12% 10.66% Për bukë Serbi
18 Sillosi Sofra 12% 11.11% Për bukë Kosovë
Importi i Miellit 2017/ 36 679 ton/ Vendi i origjinës
KOSOVA 14 776 ton
SERBIA 12 945 ton
GREQIA 5007 ton
MALI I ZI 3 298 ton
MAQEDONIA 280 ton
BULLGARI 196 ton
ITALIA 165 ton
AUSTRIA 9 ton
Importi i Grurit/ Gjithësej 215 802 ton/ Vendi i Origjinës
RUSIA 147 594 ton
SERBIA 51 588 ton
UKRAINA 6 010 ton
MAQEDONIA 5 531 ton
KROACIA 1 428 ton
ITALIA 2 406 ton
GREQIA 784 ton
MALI I ZI 102 ton
TURQIA 47 ton
Cmenduri te mendoi dikush se keta njethundrake qe der dje hanin bar[per Laver pederin] sot grur lopesh[per corapekuqin] do te munden te behen evropiane..!!!!
popull zoulou…………..
Nuk ka skandak me miellin kanceroz serb!
Shkrimi i meposhtem u botua ne gusht 2014 dhe askush nuk tha gje!
Kanceri beri te veten,ndersa kryeministri Rama pergjigjet si humorist ne facebook!
Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Mos e censuro moderator,se do besh punen e armikut te shqiptareve!
https://www.youtube.com/watch?v=CUCNuPLd8sQ
Te pakten nuk hanim miser si lopet , si puna jote, ta kesh te qarte qe u rite me miser , te mbiu bobota ne bark , prandaj i leshon llafet si lopa bajgen ta beri mire Enver Hoxha qe te qiu robt e shpise ,te kteu ne njethundrak , te thau zoren , dhe mbasi e mbushe barkun me buke greku , bashke me barkun dhe gojore , vjen e vjell vrer , pis muti ….
prandaj jane shqipot si te mangut nga kaptina se hane miell per hajvane
Dhe Edi Rames i vjen inat qe Europa nuk na pranon ! Me sa di une, ne BE jetojne njerez dhe jo kafshe.
Oh te mjere, po kuajt a nuk hane tershere?
A nuk eshte tershera ushqimi me I rekomanduar tani per mengjes?
Shkoni e mbytuni.
Kafshet e tjera jane cfare te ken perpara ama qumeshtin ua pini.
Skandal leshi
Ja shpjegimi përse janë berë kafshë dhe vriten për një “pse më shef”.
Ky shqetesim ka Vite qe eshte ngritur.
Po Qeveriu çfar bën,po fle?!
Ate qe duhet ta bëjë Qeveriu,e bën Fiks Fare!!!
Edhe media si sektoret e tjere eshte e njeanshme dashakeqe dhe sherbetore
Serbia ska grure per vete jo te eksportoje…
ajo e importon nga rusia ne serbi pastaj e shet ne tere ballkanin si made in serbia
Ashtu si importonte shalqirin tone ne serbi dhe e eksportonte ne rusi po si made in serbia
Kjo eshte nje ndihme qe serbia i jep rusise kunder embargos qe fiksi nuk e permend fare
Le ti kthehemi kosoves ata tani do nxjerrin qumeshtin tone me probleme pataten etjer
Nje loje e shemtuar e pashallareve tane ne kurriz te shqiptareve
Duhet te digjet dogana me pare se trau i autostrades qe te mbaroi kjo lufte tregtare nder shqiptare
Deshtimet e ‘shtetit’shqiptar ne kater anet..s’ka kontroll,s’ka siguri,s’ka mbrotje te konsumatorit,po mbi te gjitha s’ka pergjegjesi as te ministria e mbrendshme,as tek ministtia e shendetsise,as tek ministria e bunqesise,askkund…
Edhe kryeministri nuk kontrollon asnje minister,e njk pyet asnje minister se si e pse e as nuk ndeshkon asnje pergjegjese per kete pune… ndoshta bile i gradon per kete sukses?
Pfff edhe meritojme evropen kur asgje s’kontrollojme e duhet fiks fare me ba punet e shtetit?
Edhe ne nje banana republike nuk do ndodhin keto gjera…
Ku ta gjesh grurin qe prodhohet per kafshet. Kafshet punojne me shume se njerzit dhe kane me shume nevoje per ushqim te mire. Jupelqen mishi,qumeshti gjalpi djathi,plew etjera. Por more shqiptare qe mendjen e keni mos te punoni,te mbushni kafenet ,te mireni gjithe diten me politike. Prandaj qeverija ka te drejte qe i ushqen me mire kafshet se nje popull qe mret vetem me politike a thua see shqiptaret Jane njerezir me te mencur te planetit.
Nafta, ushqimi, ndertimi i perkasin 15 oligarkeve qe bejne ligjin. Ndaj nuk i prek kusj por na vdesin perdite nga pak..