Ministri gjerman i impresionuar nga Shqipëria, reagon në Twitter: Mbështetje të padiskutueshme për integrimin në BE

12 Maj 2018, 20:00Politika TEMA

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth duket se është “impresionuar”, nga Shqipëria gjatë vizitës së tij gati dy ditore.

Pas komenteve pozitive në konferencën për shtyp, ministri Roth ka reaguar në Twtter duke theksuar dhe njëherë tjetër mbështetjen e padikutueshme të Gjermanisë për Shqiperinë.

Ndërsa përshendet ministrin Bushati për pritjen dhe bisedën ai shprehet “Gjermania është e vendosur për te mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj te integrimit europian.

Paqja, stabiliteti dhe siguria rajonale, demokracia dhe shteti i së drejtës janë interesi ynë i përbashkët”.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Ministri gjerman për Europën zhvilloi takime me kryeministrin Rama, kryetarin e PD Basha si dhe me aktorë të tjerë të shoqërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje