Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se nuk ka rrjedhje të deputetëve të LSI dhe bashkim me Partinë Socialiste.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Kryemadhi tha se deputetët e LSI-së nuk do e braktisin atë pavarësisht presioneve që marin sipas saj nga Rama.
Më tej ajo komentoi po ashtu zëvendësimin e Saimir Tahirit me Spartak Brahon në Kuvend dhe i uroj punë të mbarë këtij të fundit.
Por përçarja tek LSI sa vjen rritet dita ditës nën drejtimin e Monika Kryemadhit.
Kujtojmë se këtë të enjte një nga deputetët e LSI qëndroi në Kuvend edhe pas largimit të kolegëve të tij të LSI dhe konkretisht ishte ligjvënësi i kësaj force politike në Shkodër, Argon Çela.
Ai u fotografua në vendin e tij në fund të sallës së parlamentit, teksa kryeparlamentari Ruçi po hidhte ligjet në votim.
Por Çela nuk është i vetmi deputet “rebel” që nuk i përgjigjet urdhrave të kryetares.
Vetëm pak seanca më parë, deputeti i LSI-së, Robert Bitri mbajti të njëjtin qëndrim dhe më pas doli nga grupi i LSI.
Kurse më herët po nga radhët e LSI, thyen vendimin për largimin nga salla, deputet Vangjel Tavo dhe Lefter Koka.
Gjithashtu nga LSI janë larguar edhe disa këshilltarë bashkiak në qytetet si Elbasani, Vlora, Fieri, Berati, Skrapar, Korçë dhe Shkodër.
Pjesë nga intervista e Kryemadhit
Në vend të Tahirit deputet është zgjedhur Spartak Braho, keni një koment për të?
I uroj punë të mbarë. Besoj se, uroj që ta ndjejë veten mirë për zgjedhjen që ka bërë. Është zgjedhja e tij
Flitet edhe për të tjerë deputetë të LSI që i bashkohen mazhorancës së Edi Ramës…çfarë qëndrimi keni?
Nuk ka asnjë deputet të LSI që i bashkohet Edi Ramës. Sigurisht që ai ushtron presionet e tij, jo vetëm ndaj deputetëve të LSI por edhe të PD dhe PS.
Me kë ka ndodhur kjo?
Sigurisht që ka deputetë të LSI që kërcënohen nga Rama por që kanë vazhduar punën e tyre.
Po që joshen?
Se besoj, për të joshur josh familjarët e tij ai. Nis këto fushatat manipulative dhe e bën për t’i bërë presion deputetëve të tij. Edhe rastet e Tavos, Kokës dhe Çelës janë se nëse s’do merrnin pjesë në votime humbisnin mandatin. Është thjesht çështje teknike. Por jo vetëm ata, çdo deputet i LSI është i lirë të mbajë qëndrimin që do, as nuk i cënon njeri, as nuk i ngacmon njeri. (TemA)
Asnji vote sdo te morish oj turi pate edhe femer debile familje hajdutesh. Ti duhet te dalesh para prokurores. Per hajdutlliqet qe keni bere …moni baxhella
Plere……llum….. qe ke ndotur ajrin?
Moj,moj Monikeeeeee,me thoshte gjyshja mua,qe kjo monka do behet debile madhe,por çe do qe une nuk e besonja.Ja e verteta,Monika na doli nje torollaçe e madhe.Jo moj,moj,moj monke jo,nuk meret fare me ty dhe me deputetet e tu Edi Rama,dhe nuk ka pse t’u beje presion.Kjo duket qarte se ty te kapur paniku dhe shpif,shpif pa mbarim.Ke te drejte se eshte sindroma e Saliut qe ja ngjiti Bashes,por per çudi edhe ty Monka.Ngushellime per mendjen qe te ka len.Hajt me shendet.Te fala samarxhinjeve.