SMS/ Spaho çon mesazh në grupin e gabuar: Do t’i shkruaj Lulit. Ironizon Braçe: Ai është në gjumë

14 Maj 2018, 08:16Politika TEMA

Një mesazh i sekretares së Kuvendit për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka ngatërruar kreun e grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho i cili mendonte se po fliste me Petrit Vasilin.

Sekretarja e Kuvendit ka njoftuar anëtarët e Konferencës së Kryetarëve për mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohej

Por orari i vendosur nuk i ka shkuar për shtat kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili ishte i pakënaqur.

Biseda

Sekretarja e Kuvendit: …do të zhvillohet mbledhja e Konferencës, për të diskutuar në lidhje me programin dhe kalendarin. Mbledhja zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”, kati i IV te Krysia. Faleminderit për mirëkuptimin, Mira.

Petrit Vasili: Mira kjo është krejtësisht e papërshtatshme dhe e gabuar, pasi kemi mbledhje të komisionit të planifikuara me kohë dhe të vendosura në kalendarin e punës, i cili është publikuar. Vendosja e një orari të tillë bëhet enkas për të na e bërë të pamundur pjesëmarrjen.

Edmond Spaho: Ne mesa shoh nuk do marrim pjesë. Do i dërgoj Lulit edhe një mesazh tjetër.

Erjon Braçe: Më fal po cpunë kemi ne me Lulin mo vlla? Ai mund të mos jetë zgjuar akoma.

1 komente në “SMS/ Spaho çon mesazh në grupin e gabuar: Do t’i shkruaj Lulit. Ironizon Braçe: Ai është në gjumë”

  1. Petrit says:

    I madh ky Erioni per Zotin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje