Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të përsëritet njoftimi për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, nisur nga fakti se vetë Llalla, sipas avokatit të tij, nuk ka dijeni për procesin, dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.
“Vendos: Ti kërkojë përfaqësuesit, avokatit Sokol Hazizaj plotësimin e prokurës të datës 10.4 2018 duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullnetit të përfaqësuarit për ti dhënë përfaqësuesit të tij tagrat. Vendos të përsëritet njoftimi i ankimit të subjektit të rivlerësimit si dhe të njoftohet për seancën subjekti i rivlerësimit, zoti Adriatik Llalla”, tha kreu i trupit gjykues.
Avokati kërkoi që dita e ardhshme e gjykimit të jetë jo më pak se 15 ditë, kohë që i duhet për të marrë prokuroën për vijimin e procesit. Seanca u vendos për në 31 maj në orën 10.00.
Gjatë seancës Hazizaj tha se vetë Llalla nuk është në dijeni të procesit dhe se vetë ai ka më shumë se 2-3 javë pa komunikuar me klientin e tij.
“Në dijenin time nuk ka dijeni, por unë kam tagrin që ta paraqesë. Komunikimi i fundit më shumë se 2-3 javë”, tha ai, duke shtuar se dokumentet e tërhequra ia ka dorëzuar familjarëve të tij.
Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.
Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.
Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi. Por, ky është rezultat i njëjtë sikurse edhe ai i një trupe tjetër gjyqësore të KPK, e cila po për shkak të dorëheqjes si gjyqtar kushtetues i ndërpreu vettingun edhe Besnik Imerajt.
Shtegu për dorëheqje në çdo kohë, që do të thotë shpëtim nga vettingu u hap pikërisht nga Gjykata Kushtetuese gjatë interpretimit të ligjit të rivlerësimit.
Dosjet e të dorëhequrve dhe të të papërshtatshmëve arkivohen, por nëse kërkohen nga prokuroria, atëherë ata i nënshtrohen edhe kontrollit penal.
Adriatik Dhalla thjesht po ve ne zbatim ato rregulla dhe ligje qe votuan Bandat PS e PD ne Parlament. Ky thjesht abuzoi me detyren, perkrahu kriminelat dhe u pasurua me korrupsion. Lulezim Basha morri raport mjekesor dhe perfitoi 250 milion nga paret e shtetit. Edhe ketu ku a e keqja?
–
“ma” avokatet?
–
Lulezim Basha ndertoi pallat ne det ne kundershtim me ligjin dhe u shperblye me 13 milion, ku a e keqja ketu?
Po Fullani qe pasi vodhi Banken e Shtetit ose i humbi shtetit 70 milion, a nuk i takonte shperblim per perdhosje te karakterit. Mos harrojme Boden, Rulin apo Meten.
–
Edhe ky si Tahiri, Xhafajt i ruan ne sirtar sekret dosjet e Edvin Rames. Fundi dihet per te gjithe keta miq e shok te krimit.
Llalla merr nje raport mjeksot si Basha!
Ha , ha , ha ,po me zute ma vutë.
Kpk_ja perbert nga gjyqtar te plepave… TURP…
Dhalla mendon se do tia hedhe bythes me heqje barku si lulushi. Tik tak tiku.
Sic duket ti ke lindur dje.
Cudi ! Nuk i pelqeka gjella e drejtesise qe ka gatuar vete.