Sondazhi i KE: Shqiptarët, më të pakënaqurit dhe më të palumturit në Europë me jetën e tyre

16 Maj 2018, 09:09Sociale TEMA

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë janë gjithashtu më të palumturit, kanë një opinion shumë të dobët për cilësinë e edukimit dhe standardet e jetesës, ndonëse optimizmi për të ardhmen nuk u mungon dhe familjet i kanë të forta.

Sondazhi për “Cilësinë e Jetës në Europë” u publikua nga Komisioni Europian fillimisht në mars, vetëm me të dhënat e shteteve anëtare, ndërsa së fundmi janë përditësuar edhe të dhënat për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për pyetjen “Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme”, për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë (shih grafikun).

Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.

Sondazhi i “Cilësisë së Jetës në Europë” jep një këndvështrim unik mbi cilësinë e jetës së europianëve në ditët e sotme. Të dhënat e analizuara mbulojnë cilësinë e jetës, cilësinë e shoqërisë dhe shërbimet publike, thuhet në raport.

Edhe për pyetjen tjetër, “Duke i marrë të gjitha në konsideratë, sa të lumtur do të thoni që jeni?, Shqipëria ka një pikëzim prej 5.2, që është sërish më i ulëti në Europë dhe shumë më i ulët sesa i dyti më i palumtur pas nesh, që është Maqedonia me 6.1 pikë (shih grafikun në fund) .

Për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.

Kënaqësia me standardet e jetesës është gjithashtu më e ulëta në Europë, me 5.1 pikë, shumë afër nesh është Maqedonia, me 5.2 pikë. Më të kënaqurit me standardet e jetesës në Europë janë danezët dhe suedezët, me përkatësisht 8.3 dhe 8.2 pikë.

Më i ulëti në Europë është dhe perceptimi për cilësinë e akomodimit, me 6.5 pikë dhe i dyti pas nesh është Turqia me 6.6 pikë. Më të kënaqurit me akomodimin janë austriakët, danezët dhe irlandezët, me 8.4 pikë secili.

Shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se “kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës. Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.

Një tjetër pyetje, ku nuk ngurrojmë ta shfaqim pakënaqësinë me jetën është “Në jetën time të përditshme, unë rrallë kam kohë që të bëj gjëra që realisht më pëlqejnë”, ku Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që bien dakord me këtë shprehje (52%). Të dytët janë turqit me 49%, të ndjekur nga maqedonasit dhe rumunët.

67% e shqiptarëve bien dakord se “bëjnë diçka të vlefshme në jetë “, ndër më të ulëtat në Europë, pas grekëve (53%) dhe turqve (59%). Më të vlefshëm në Europë ndihen irlandezët (90%).

Ndryshe nga ambienti i jashtëm, perceptimi për kënaqësinë e jetës familjare është ndër më të lartët në Europë, me 8.6 pikë, në të njëjtat nivele me Danimarkën, Austrinë, Maltën etj., ndërsa me vlerësimin më të ulët në këtë pyetje janë Turqia, Bullgaria, Italia.

Pavarësisht se janë të pakënaqur me jetën, shqiptarët janë përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. 67% e tyre janë optimistë se do të kenë një të ardhme pozitive./ Monitor

3 komente në “Sondazhi i KE: Shqiptarët, më të pakënaqurit dhe më të palumturit në Europë me jetën e tyre”

  1. 2025 po afron says:

    Cja fut kot…Po pse mungesa e hekurrudhes , thua , vallle? Apo, korrupsioni ne nivel shteteror galopant…apo, mafja ne pushtet dhe drejtimi i vendit nga nje megalloman dhe dilerant Kryeminister i Hashashit.
    Mos valle, mileti u merzit se Saliu eshte akoma ne Parlament pamvaresisht krimeve dhe tradhetise kombertare.Apo iu be vone shqiptareve se e shiti detin me nafte Edvin Rama. Mos me thuaj, se jolumturia vjen nga shkrimet ne gazeta qe i lepihen Edvin Rames dhe ILir metes.

    Investime ka boll, pune ka me lopata dhe Kryeministri ndan me shqiptaret ne gjithe boten vidjo dhe fografi te bukura te Shqiperise moderne qe po ja merr dhe Italise. Pra, nuk mund te themi qe shqiptaret jane jo te lumtur.


    2025 po afron.

  2. baba says:

    Si ka mundesi, me gjithe keto ndryshime

  3. Pellazgos says:

    Zoti 2025 po afron,nuk eshte korrupsioni,droga,mafia se ato egzistojne ne cdo shtet.Eshte si te thuash qe ne pol te Veriut bie shume bore.
    E keqja e ketij vendi eshte mungesa e nje identiteti te lidhur me historine e ketij shteti myslimane.
    Mos me thuaj qe nje njeri apo shtet nuk ka rendesi Identiteti dhe Historia e Tij se ndryshe nuk ka aresye te forte te luftoje apo sakrifikoje dikush.
    Keto te dyja “Shqiperise” myslimane i mungojne,jo se eshte Fe e keqe,por eshte produkt i nje pushtimi 500 vjecare.
    Ne fakt te gjitha fete nuk kane respekt per Zotin ne nje moment qe urren,lufton tjetrin qe nuk eshte si ty
    Keto fe Arabe i ka vertetuar historia me Rilindjen Evropiane qe e luftoi por nuk e zhduku nga faqja e dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje