Dritan Hila: Të gjej unë nja 20 si “Babalja” në Vlorë, si mund të merremi me një njeri që u mërzit pse nuk i çoi cigare në burg, Agroni? Ky është shantazh i pastër mafioz

19 Maj 2018, 10:27Politika TEMA

Analisti Dritan Hila thotë se audio përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë domethënie.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Dritan Hila thotë se edhe nëqoftëse audio-përgjimi rezulton i vërtetë, qeveria nuk bie.

Dëshmitari Albert Veliu, thotë Hila, ka shumë njolla në biografin e tij dhe rrëfimi i tij mund të merret edhe si presion i krimit ndaj ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga intervista

Dritan Hila: Nuk mendoj se zoti Basha do të inskenojë një çadër tjetër në Bulevard

Ilva Tare: Po pse do të kishte besueshmëri ta bënte sërish?

Dritan Hila: Jo, do të jetë një skenë e parë nga publiku, unë nuk e di sa do ta ndiqnin edhe nga vetë PD.

Ilva Tare: A ka arsye, çështje shqetësuese që e justifikojnë një çështje të tillë?

Dritan Hila: Nëse në rastin e parë kishte një detline që e vinte në pozitën e vështirë qoftë kryeministrin, qoftë Bashën kur ishin zgjedhjet dhe kishte ndikim nga faktori ndërkombëtar, ka shumë mundësi që një lloj proteste, një lloj djegie mandatesh, apo një çadër në një version tjetër, gjithësesi një protestë që do të tentonte bllokimin e qeverisjes nuk  do të shkaktonte veçse rënien e PD  në pozitat që ra Edi Rama dhe përfundoi në darkën e krokodilit. Pra nuk besoj se do ketë ndonjë rrugëdalje nga kjo.

Maksimumi që mund të arrijnë është rrëzimi i Xhafës, por Ramën nuk e rrëzojnë dot, nuk kanë mekanizma. Plus që e thashë nga tre faktorë që janë problemi që kanë ngritur, përkrahja popullore, bllokimi i jetës sociale dhe përkrahja e ndërkombëtarëve është një problem që këta e ngrenë…ata vetë nuk thonë që ministri i Brendshëm favorizon trafikun e drogës, por vëllai i tij merret me trafik droge. Nuk më duket shkak që të çojë në bllokimin apo rënien e qeverisë.

Ilva Tare: Nëse bie Xhafaj, a bie Rama?

Dritan Hila: Do vijë Taulant Balla ose Elisa Spiropali, kaq është e gjithë historia.

Ilva Tare: Nuk rrëzohet qeveria

Dritan Hila: Jo nuk rrëzohet Rama, nuk kanë mekanizma. E kanë bërë vetë mekanizmin dhe po i bie mbi kokë. Lulzim Basha nëse nuk i mbushet mendja që të ndryshojë sistemin elektoral do mbetet aty, do të mbetet në mëshirën e Ramës, në mëshirën e PS që në 28 vjet ka më shumë sesa PD, kjo është historia.

Dëshmia e Albert Veliut, presion i krimit ndaj ministrit të Brendshëm.

Dritan Hila: Nuk mund të rrëzohet Fatmir Xhafaj pse del Babalja e ka inat me Agronin se pse nuk i ka çuar paketë në burg.

Këto janë…të gjej unë nja 20 në Vlorë.

Pra këto janë inate personale që në filtrin e perëndimorëve kalojnë në këtë mënyrë: Po sikur ky të jetë një presion i krimit të organizuar për të rrëzuar Fatmir Xhafën dhe nëse ky është njeri me precedent penal në çdo gjykatë në botë nuk merret për bazë si dëshmitar.

Mund të merret për bazë për luftë politike, por jo si dëshmitar se ka shumë gropa në biografinë e tij.

16 komente në “Dritan Hila: Të gjej unë nja 20 si “Babalja” në Vlorë, si mund të merremi me një njeri që u mërzit pse nuk i çoi cigare në burg, Agroni? Ky është shantazh i pastër mafioz”

    1. adi says:

      o dritan e ke nga trashesia apo nga karagjozlleku
      nuk eshte problemi sa babale si ky gjen ne vlore apo tirane
      problemi eshte se me shume se ky babalja gjen njerez si agron xhafa qe komandojne shtetin bandit.
      ky eshte problemi
      nga ky problem rrjedhin dhe babalet .
      sepse po mos te kishte njerez si agron xhafa e habilajt dhe rilindja babalet ose do pinin nga ndonje gote raki ose do benin ndonje dite me shume burg.
      o dritan !!!

  1. Lennard says:

    Nuk ke nevoje Z.Hila te gjesh 20 “Babale”.Ke Izet Haxhine ne gatishmeri te prononcohet dhe te deshmoje per krimet e Sali Gerdecit,Per Drogen e Zen-Sy Peshkaqenit,Per Gjobat e Gites dhe keshtu me rradhe!!!!

    1. mergim tari says:

      LENNARD
      UNE KAM NJE GJYKIM TJETER. NE NJE CESHTKE PENALE SI KJO NUK DUHET TI LIDHIM CESHTJET SI AJO E. IZETIT ME KETE. GJYKIMI IM ESHTE KY:

      PD PO NXITON TE BEJE NJE PROTESTE TJETER. QELLIMI ESHTE I QARTE:

      BLLOKIM HETIMESH PER AUDOIN, MBROJTJE E KEQBERRESVE, PEPJEKJE PER TE NDALUAR ZBATIMIN E LIGJIT; PRA TE PENGOJE DENIMIN ME BURG TE FALLSIFIKATOREVE.

      PROKURORIA KA NISUR HETIMET PERKATESE. PAS NJA DY JAVESH DALIN TE GJITHE AUTORET DEMOKRATE URDHERUES DHE ZBATUES TE KETIJ INSKENIMI MAKABER. ATA MUND TE JENE EDHE DEPUTETE TE PD OSE ZYRTARE TE LARTE TE SAJ.

      DENIMI PER KETE VEPER TE KRYER MUND TE JETE TEPER I RENDE, ME BURG TE GJATE. NESE GJITHCKA ESHTE E SAJUAR, VEPRIMI PERBEN VEPER TE RENDE PENALE, ESHTE SHANTAZH NDAJ ZYRTAREVE TE LARTE, OSE EDHE PERPJEKJE PER TE RREZUAR QEVERINE NEPERMJET DHUNES SE SHANTAZHIT ME MATERIALE TE RREME.

      PER TE MBROJTUR KETE GRUP BANDITESH QE KANE URDHERUAR PRODHIMIN DHE KANE PRODHUAR KETE KASETE, PARTIA DEMOKRATIKE ORGANIZON PROTESTE. ME PAS BEN NJE ÇADER TE DYTE, DHE DITE PER DITE NE ATE ÇADER BEN PRESION NDAJ PROKURORISE DHE GJYKATAVE (TE TYRE) PER MOS TE DENUAR NJE GRUP KRIMKNAL QE KISHIN PER QELLIMIN TE SHANTAZHONIN QEVERINE, MINISTRIN E SAJ.

      POR SIÇ THASHE QELLIMET E PRODHIMIT TE NJE AUDIO-je TE RREME MUND TE JENE EDHE ME TE ERRTA:
      NEPERMJET SAJ TE KRIJONIN NJE SITUATE SI AJO E 21 JANARIT, KU ASHTU SI PAS VIDEOS META PRIFTI, URRJETJA POPULLORE NXORI NE RRUGE QINDRA MIJRA SHQIPTARE TE NDERSHEM QE E PAGUAN EDHE ME GJSK E JETE. EDHE PD ENDERRON TE KRIJOJE NJE SITUATE TE TILLE. POR KJO SITUATE NUK MUND TE KRIJOHET KUR KRIMI VJEN VETE NGA PD NE KUSHTET KUR KRIMI I MASHTRIMIT VJEN VRTE NGA PD NEPERMJET MASHTRIMIT DHE SHANTAZHIT TE FELLIQUR.

      KERKOHET TE KRIJOHET NJE SITUATE E TILLE, PER TE DESTABILIZUAR SHQIPERINE, PER TE PERMBYSUR ME DHUNE NJE QEVERI TE ZGJEDHUR.

      KESHTU DUHET TE GJYKOHET KJO CESHTJE NESE AUDIO ESHTE E RREME (TE CILEN UNE NUK E DYSHOJ) DHE AUTORET E SAJ DUHET TE DENOHEN PER PUC NDAJ VENDIT DHE RENDIT PUBLIK, DENIM QE NE ATË RAST SHKON ME VITE EDHE ME DEKADA.

      KJO I TREMB DEMOKRATET URDHERUES DHE ZBATUES, TE CILET KERKOJNE TE MBROHEN ME DHUNEN QE MUND TE MBARTE NJE PROTESTE E SHPIFUR NE TE CILEN KEMI PARE TE SHKOJNE LLOJ LLOJ PLEHRASH.

  2. Berisha nje spiun ordiner serb says:

    O Hila, jo vetem ti por edhe plot analiste qe kemi pare keto dite lidhur me kete ngjarje nuk po e thoni deri ne fund realitetin( qofte nga naiviteti , padituria apo dhe qellimisht).
    Ky eshte skenar UDB-esk i Sali Berishes. Skenar qe eshte organizuar nga nje grup fare i ngushte i PD-se. Dhe jam i bindun qe eshte bere pa dijenine e nje pjese te madhe te vet eksponenteve tjere te PD-se. Prandaj ata jane leshuar si budallenje kunde ministrit serioz te mbrendshem.
    Duhet godite fort Berisha. Ai ka 30 vjet qe merr urdhera nga UDB-ja…!

  3. vaso says:

    Si Babalja gje shume.Por arsyen qe t’i perdoresh pikerisht aty ku duhet,ne kohen qe duhet eshte e veshtire.
    Pra,le te merremi me thelbin e ceshtjes,dhe jo sa drogaxhi eshte Babalja.

  4. Bushi says:

    Babalja,si njeri i mbaruar,i degraduar,burgaxhi,drogaxhi,njeri jo normal,nuk mund te pranohet nga prokuroria si deshmitar.Prandaj deputetet e pd-ke nuk kane gjetur njeriun e duhur,per t’u hedhur ne sulm kundra Agron Xhafajt,ku qellimi eshte goditja e forte e ministrit Fatmir Xhafaj.Me kete njeri,pd-ke,Berisha dhe Basha,nxierin syte e tyre,dhe largon elektoratin e tij.Megjithe ate trashesia e tyre,eshte favor i ps-te.Vazhdoni.

  5. Franci says:

    E vertete qe eshte presion i krimit.
    Por e keqja e madhe per ne eshte qe ky shtet jo vetem nuk ka pasur prokurori por edhe tani qe gjoja ndryshuar gjerat nuk ka akoma prokurore qe ta arrestojne kete mashtrues dhe organizatoret e tin !

  6. Merati says:

    O Hila per shume gjera ke te drejte’ te meresh me Sali llape qenin dhe lulush halen eshte budallallek por na kane rene ne pjese dhe tani skemi nga ja mbajme po babale vlora eshte 10-15% e popullit aty ne mos gaboj se vlonjatet jane te prirur per aventura po ky babale qenka mut muti por kushedi sa eshte paguar per te bere pisllekun e radhes e cila ska ndryshim me trasportin e ashashit mut ne ate krah mut ne kete krah vetem te gjeje rruge te ndryshme per te bere pare pa djerse sepse ashtu eshte ritur por mos u merzitni se po u la i lire sa ti mbaroje ato pare pale kujt do I bjeri me qafe po mjer familja ajo po ja ndjen lezetin keti hale do ti thosha Fatmir Xhafes kjo nuk eshte pengese per ty por me kete rast ate reformen thelloje dhe shpejtoje mos ki frike nga te tjeret se per ty kjo ishte reforma e kalove me sukses shkundi o lume madh shkundi mos ki frike tani fillo nga Sale llapa qeni Luluqin monen Ata trimat e PD Noqen Paloqen Alibolen dhe kush e ka hak RESPEKT

  7. Dimeri says:

    Nje “arsye” per te dale ne proteste,do jet i pranishem dhe Babale

  8. Koli says:

    Me ste monster baba qe ke ti nuk u del gjaku nga duart si fis per shekuj.

  9. Geg says:

    Po pse qenka ma pis Babalja nga Agroni I Xhafes, apo se Agroni nuk kishte bere burg akoma, Drogagji te dy jane kane punuar bashke perpara. Sa njerez kan bere burg qe Agron te fryhet me para..

  10. Genci says:

    Qenka prekur Komunizmi dhe zyra Hetimit.
    Shko mer çun sigurimsi meso njehere se qenke tallamoz.
    Shantazhi behet nepermjet gjerave rreale e jo me 20 babale qe thua ti.
    Bythqir interesash te vogla, nuk ta ka nevojen Edi Rama

  11. Albani says:

    edhe une i gjej nja tridhjete Dritan Hila ne rrogozhine!!!

  12. Albani says:

    edhe une i gjej nja tridhjete Dritan Hila ne rrogozhine!!!!!!

  13. Albani says:

    edhe une i gjej nja tridhjete Dritan Hila ne rrogozhine!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje