Skënderbeut përgënjeshtron sërish: Lajme të pavërteta, UEFA ka shlyer çdo detyrim ndaj nesh

19 Maj 2018, 12:53Sport TEMA

Për të dytën ditë me radhë, klubi korçar ka reaguar me anë të faqes së tij zyrtare, duke hedhur poshtë lajmin e publikuar sot nga e përditshmja “Panorama Sport” në lidhje me bllokimin e parave nga ana e UEFA-s.

Klubi korçar saktëson në këtë reagim të fundit se nga UEFA janë shlyer të gjitha detyrimet financiare në lidhje me aktivitetet europiane.

Ja dhe reagimi i plotë i klubit korçar:

“Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’, në lidhje me detyrimet financiare të UEFA-s karshi KF Skënderbeu, dëshirojmë të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar në shtypin e shkruar, sot më datë 19 maj 2018.

Shpjegojmë se UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar karshi klubit për aktivitetet europiane të sezonit aktual dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur. Shprehim keqardhjen tonë që prej disa ditësh, media po trillon lajme totalisht të pavërteta karshi KF Skënderbeut dhe drejtuesve të klubit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt, KF Skënderbeu

2 komente në “Skënderbeut përgënjeshtron sërish: Lajme të pavërteta, UEFA ka shlyer çdo detyrim ndaj nesh”

  1. Baxhul says:

    Lajme qe vijne nga klubi i Mirit te Xhikes me ne krye Baçi, Braçe dhe Demi kunder ekipit kampion te merituar Skenderbeu i Korçes!

  2. Adi Tafaj says:

    Letrat qe prodhohen nga kuvendi i shqiperise kunder Skenderbeut te Korces ne UEFA, nuk i shkruan vetem erjon bracja por edhe Bashkim Finoku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje