Vllaznia pranë rënies, tifozët shkodranë protestojnë kundër Voltana Ademit

18 Maj 2018, 15:49Sport TEMA
Vllaznia pranë rënies, tifozët shkodranë protestojnë

Tifozët e Vllaznisë janë mbledhur këtë të premte përpara Bashkisë së Shkodrës për të protestuar për gjëndjen e rëndë që ndodhet skuadra e tyre.

Qindra tifoza shkodranë janë mbledhur para bashkisë duke ofenduar kryebashkiaken, Voltana Ademi, e cila është dhe presidente e klubit kuqeblu.

Ata përveç thirrjeve kundër Voltana Ademit kanë hedhur vezë dhe letër higjenike drejt mureve të bashkisë.

Tifozët shkodranë, paralajmëruan se do të bllokojnë stadiumin ditën e nesërme, në duelin kundër Kukësit.

Kjo është gjendja më e rëndë për klubin e Vllaznisë që është shumë pranë rënies për herë të parë në Kategorinë e Parë.

Vllaznia klasifikohet në vendin e nëntë në renditje dhe shanset për të mbijetuar janë shumë të pakta, dhe përgjegjsja kryesore është kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka keq menxhuar këtë klub. (TemA)

3 komente në “Vllaznia pranë rënies, tifozët shkodranë protestojnë kundër Voltana Ademit”

  1. Kujtimi says:

    VOLTANA E KA MENDJEN TE VJEDHI
    JO TE REGULLOI SKUADREN E VLLAZNIS
    NXIRENI VOLTANEN PER ZHELESH PERJASHTA

  2. Monitor says:

    O shkodra, Voltana ka kusuret e saj! Po shikoniedhe kete gaforren e Tiranes me Emrin Armando D.
    Ky qe manipulon zgjedhjet, tall .oqet me Vtanen femer!

  3. drania says:

    ndeshje e sigurt
    vlaznia fiton me kukesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje