Tashmë është zyrtare, Guri firmos dhe prezantohet te Ostende

18 Maj 2018, 13:44Sport TEMA

Gjatë ditës së djeshme, Sindrit Guri ka kryer testet mjekësore në Belgjikë me skuadrën e Ostendes dhe pas përfundimit të tyre me sukses, pritej vetëm hedhja e firmës në letër dhe prezantimi.

Prezantimi ishte planifikuar për ditën e sotme, ku Guri ka firmosur kontratën dhe është prezantuar me fanellën e klubit të ri, nën shoqërinë e menaxherit të njohur Shkumbin Qormehmeti, i cili ka bërë të mundur edhe transferimin e tij në kampionatin belg.

Guri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare në Belgjikë dhe kalimi i tij në kampionatin belg do të bëhet pasi të përfundojë sezoni në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje