Ekuacioni i Superligës, kush do shkojë me Lushnjen në Kategorinë e Parë?

18 Maj 2018, 16:42Sport TEMA

Ditën e premte do të luhet java e 35 e Superligës, e cila ende nuk ka ndarë përfundimisht vendin e fundit të pjesëmarrjes në Kupat e Europës dhe skuadrën që do të shoqërojë Lushnjen në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. 

Mes skuadrave më të rrezikuara është Vllaznia, e cila pas humbjes së fundit me Partizanin ka mbetur edhe pa trajner, ndërsa ndeshjen e së shtunës do ta luaj përball Kukësit. Kjo situatë e klubit të futbollit ka sjellë protesta përpara bashkisë në Shkodër nga tifozëria shkodrane.

Skuadra e Kukësit ka mbyllur objektivat e saj për vendin e dytë në këtë sezon dhe zonën europiane, për këtë arsye duket se do të shkojë edhe pa shumë motivim në Shkodër.

Ndërkohë ekipi tjetër në garë për mbijetesën është Kamza, e cila do të luaj përball Laçit ditën e shtunë, kurbinasit shkojnë me objektiv fitoren për të tentuar europën.

Teuta është skuadra me më shumë shanse për të marrë tre pikët në këtë javë të 35-të, pasi do të luaj me Lushnjen prej kohësh të rënë nga kategoria Superiore, një fitore që do t’i siguronte durrsakëve edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave do të jetë përballja mes Luftëtarit dhe Skënderbeut dhe Flamurtari Partizani, ndeshje që pak ndikojnë objektivat kryesorë të sezonit. (TCH)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje