Nuk e donte askush, asnjëri! Lyon i dashur, St.Etienne, Auxerre, Sochaux dhe Metz. Të gjithë e kishin pasur në provë Antonie Griezmann dhe të gjithë e kthyen në shtëpi: “Shumë i brishtë”.
Montpellier besoi pak më shumë, por vetëm pak: sa për ta marrë në një turne ndërkombëtar në Paris, luajtur në qendrën sportive të PSG, në “Camp des Loges”, atje ku “ia vodhi” Real Sociedad.
Ia vodhi është një term disi i ekzagjeruar. Skuadra spanjolle, për të marrë Antonie u përball vetëm me burokracinë franceze, që nuk lejon një fëmijë të emigrojë pa praninë e prindërve.
Zgjidhja erdhi nga Eric Olhats, ai që e pa në “Camp des Loges” dhe u dashura me aftësitë e tij.
Jetonte në Bayonne dhe kisha në klub një djalë që bënte çdo ditë rrugën nga qyteti francez në kufi me Spanjën deri në San Sebastian. Atij iu bashkua edhe Antonie. Në mëngjes në shkollë dhe pasdite, pas një ore rrugë me makinë, shkonte në Zubieta për t’u stërvitur. Ishte viti 2005 dhe Grizmann ishte 14 vjeç.
Më në fund po realizohej ëndrra e të gjithë familjes, që ishte “e sëmurë” pas futbollit. Gjyshi nga mamaja, Amaro Lopes, portugez, kishte luajtur me Paços de Ferreira, përpara se të emigronte në fshatin francez Macon, 70 kilometra larg Lionit, ku punonte si murator. Atje lindi e ëma e Antonie që u martua me një tjetër futbollist, i cili më pas u bë drejtor i Union Foot.
Maconnaise ishte skuadra ku nisi të luajë “princi i vogël”. Babë e bir ishin tifozë të çmendur pas OL dhe kush e di se çfarë kanë menduar drejtuesit e Lyon kur e panë të mërkurën në mbrëmje duke shkatërruar Marseille, në finalen e Europa League.
Një rast “miopie” të përgjithshme, shumë i veçantë, pak a shumë si jeta dhe veprat e familjes Griezmann. Rruga drejt suksesit ka qenë e gjitha me grope, të mbushura me ujë.
Te Sociedad luante pak. Talenti ekzistonte, por fiziku nuk ia lejonte.
Kjo deri në pranverën e vitit 2009, kur në një turne ndërkombëtar U-19, Antonie shpërtheu dhe u shpall golashënuesi më i mirë. Finalja ishte pikërisht kundër Atletico Madrid.
Në atë verë, si pasojë e fatit që ktheu dhe një serie dëmtimesh, fitoi një vend te skuadra e parë, pavarësisht se shumë të tjerë niseshin të favorizuar nga ai. Trajneri ishte Martin Lasarte, uruguaiani që te Nacional i kishte dhënë mundësinë e debutimit dikujt të quajtur Luis Suarez.
Griezmann ecën mirë, por në vjeshtë një skandal seksual përfshin njeriun që e zbuloi, Eric Olhats, babai shpirtëror, vëllai dhe frymëzuesi i Antonie. Një prind e denoncoi për mesazhet që i kishte nisur djalit të tij 13 vjeç dhe një gjykatë e dënoi me 3 muaj heqje lirie dhe e ndaloi për 10 vjet që të merrej me sportistët nën 18 vjeç.
Griezmann u largua nga Olhats, i cili gjithsesi u shpall i pafajshëm në apel, 11 muaj më pas.
Eric dhe Antoine bashkohen sërish dhe nuk do të ndahem më deri në verën e kaluar. Kaluan së bashku edhe krizën me kombëtaren pasi në tetor 2021, Griezmann u arratis bashkë me Niang, Mvila dhe Ben Yedder nga pika e grumbullimit të Francës U-21. 400 kilometra në taksi për një natë të shfrenuar për tre lojtarët e ri, tre ditë para ndeshjes me Norvegjinë, sfidë vendimtare që blutë e humbën dhe mbetën jashtë Euro U-21. Griezmann u skualifikua për 13 muaj nga Federata Franceze e Futbollit. Në mars 2014 dënimi u fal dhe Deschamps e grumbulloi në kombëtaren “A”.
Nga ndarja me menaxherin Olhats, familja e tij kujdeset për Grizmann. Babai i tij ka nisur kontaktet për transferimin te Barcelona, ndërsa e motra Maud, merret me marrëdhënien me publikun.
Edhe ajo ka një histori për të treguar, duke qenë se i shpëtoi mrekullisht atentatit terrorist në teatrin Bataclan në Paris, në nëntor 2015.
Griezmann donte të shkonte me çdo kushte te Atletico Madrid dhe në vitin 2014 nuk u nda mirë me klubin e Real Sociedad. Vitin e kaluar e kërkoi me ngulm Manchester United, por ai bëri një pakt me Atletico. Duke qenë se spanjollët ishin dënuar nga FIFA dhe nuk mund të bënin merkato, atëherë ai vendosi të qëndrojë duke marrë premtimin se do të shitej në verën 2018.
Tani Barcelona duket se do të jetë klubi që më 1 korrik do të paguajë klauzolën për blerjen e tij: 100 milionë euro. “Nuk është koha për të folur për të ardhmen,” – tha Griezmann pasi ngriti trofeun e Europa League, por fëmija që nuk e donte askush e ka kuptuar që tani vlen sa një thesar.(Telesport)
undefined
Nuk dini te shkruani shqip apo google translate dhe pa e lexuar njehere ec publikoje.
Nuk lexohet se te lodh.
Ka ende pune per te bere te quhet lojtar i kompletuar , nga ana psikologjike ka mungesa , ato u pane gjate kampionatit europian ne 2016 ne France , deri sa shkoi ne finale Franca e Griezmannit sharosi , kur shkoi ne finale edhe pse do perballej me nje ekip si Portugalia ku llogjikisht ishte me inferiore , Franca nuk ia hariti qellimit dhe Griezmann ishte komplet” jashte ” finales , duhet te punoje pe te jete me i ekuilibruar dhe te harije te triumfoje ne trysni , ai eshte gjithe sekreti inje lojteri te quhet i sukseshsem te harije te kaloj vetveten ne nje finale te madhe …………
.. pasi jam sport dashes , dua te nderhyj ne punen e gazetareve me nje verejtje :Lexojme shpesh neper shkrime te gazetareve te pothuaj te gjithe botes ,perdorimin, {per futbollistet kryesisht , apo dhe sportistet e te tjerave sporte} , e shpeshte te fjaleve ” u shit ” , apo ” u ble “.. Kjo eshte pak injoruese per figurat e sportit , pasi njerezit nuk shiten apo blihen ne kohrat tona “moderne ” ..! Mendoj se zevendesimi i tyre me fjalet ” u trasferua ” , “mori trasferten “, apo ndonje fjale tjeter me te pershtateshme , me te kulturuar duke bere te ditur edhe pagesen , do te krijoje pershtypjen e nje rrogetari profesionist ne fushen e sporteve , por jo te nje “placke tregu “..Do te jem me i qete nese kjo do behet realitet si dhe po ta shoh ne faqet e shtypit ,apo ne ekranet e ndryshme ..! Me respekt ..!
Mire e ke ti ore babush , po ti ose jeton jashte Shqiperise , ose ke patur mardhenie te mira me librat prandaj shpjegohet qe verejtjet e tue jane me vend , por ketu jemi ne Albani , ku cubat dhe te pagdhendurit , kaqolet , rrugacet , banditet dhe lamashet jane bere gazetare , profesora dhe doktora , per nje moment ne Albani kish me shume universitete se sa studiues , besoj se e kupton se cdua te them , dhe si pasoje niveli i jetes te jete pertoke , po ashtu dhe i gazetarise , gazetaria nuk do bente perjashtim ……. kushdo quhej cfare deklaronte , pa u kontrolluar , pa kualifikim te larte dhe cilesor …….. cpyet , Made In Albania ….u shit thote tjetri sikur eshte bageti ……..a thuaj , dhe te gjitha keto kane nje person qe fajesohet , pa ngateruar sportin me politiken , por qe per nje arsye apo tjetren ato gershetohen pa kuptuar , ai quhet Sali Berisha ……………..