Blerjet online nga Shqipëria: Cilat konsiderohen mallra me vlerë të papërfillshme?

22 Maj 2018, 20:40Ekonomia TEMA

Çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.

Mallra me vlerë të papërfillshme janë:

a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;

b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.

Kujdes!

Për dërgesat postare, me natyrë jo tregtare, vlera e të cilave e tejkalon kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

 

5 komente në “Blerjet online nga Shqipëria: Cilat konsiderohen mallra me vlerë të papërfillshme?”

  1. Al says:

    Robt ku ti keni qe perdorni e gazetat si njoftime vjelje taksash

  2. Myself says:

    ….i dergova mamase nje pako 2 kg nga England. Ku.vetem nje pako multivitamine qe vura brenda kushtonte £35…..kur vete mamaja e semure dhe pensioniste (me nje pension qesharak per punen qe ka bere) te marre pakon.. pagoi 30 Mije leke sepse une se Dija qe po te tregoje vleren reale paguan takse…cfare jane keto idiocity qe.i degjon vetem aty te ndodhin …

  3. Rrumpalla says:

    Një pyetje koti kam, çfarë kushton jashtë Shqipërisë 45 Euro? Djathi, grosha apo sallata, sepse në Shqipëri njerëzit nga jashtë dërgojnë materiale elektronike dhe rroba.

  4. Asd says:

    Ne zgjedhim qeveri qe punojne kunder popullit. Keto jane rezultatet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje