Presidenti i Filipineve paralajmëron trafikantët: Rrini në burg, do të jetoni më gjatë

23 Maj 2018, 14:10Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur për deklaratat e tij kontraverse dhe luftën e ashpër kundër trafikatëve të drogës në vendin e tij, ka bërë një kërcënim të ri ndaj këtyre të fundit. Duke folur në Manila të martën, Duterte listoi për ta benefitet e të qenit në burg.

“Nëse do të isha në vendin tuaj, do të rrija në burg. Doni të jetoni më gjatë? Rrini në burg. Mendoni për jetën tuaj dhe rrini aty. Mos u përpiqni të dilnu. Është më e shëndetshme për ju”, tha ai.

Duterte erdhi në pushtet me premtimin se do ta çrrënjosë tregtinë e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar. Ai është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtarë për ekzekutimin e trafikantëve të drogës. (TemA TV)

1 komente në “Presidenti i Filipineve paralajmëron trafikantët: Rrini në burg, do të jetoni më gjatë”

  1. ben says:

    Ne fakt, me masa drastike arrihen rezultate drastike ne nje periudhe shume te shkurter kohe. Filipinet jane nje shembull tipik se si te crrenjoset droga dhe krimi. Falsiteti i moralizmit eshte bere me evident se kurre ne vendet e ashtuquajtura demokratike. Imagjinoni se cfare hipokrizie qe ka ne keto vende kur nje kriminel, pasi vret ne menyrat me macabre viktima te pafajshme, kalon neper nje proces shume te gjate gjyqesor, i mbrojtur nga avokate te paguar nga taksapaguesit dhe ne fund perfundon ne njerin nga ato “Hotelet” luksoze qe ne keto vende quhen “Burgje te Sigurise se Larte” dhe perseri per keto “hotele” te sigurise se larte, paguajne perseri taksapaguesit apo viktimat e krimit. Por me e bukura vjen me pas. Mbas nje fare periudhe, ne keto “Hotelet” qe permenda me siper, keta kriminele qe shpesh “pendohen” per krimet e tyre, kalojne perpara nje komisioni qe quhet “parol commission panel” e perbere nga moraliste qe besojne se nje kriminel mund te rehabilitohet dhe te kthehet ne normal person. Ky komision ne te shumten e rasteve, i leshon keta kriminele qe kthehen shpesh ne zanatin e vjeter duke vrare e vjedhur. Presidenti Filipineve nuk eshte moralist, por kerkon te beje nje pastrim nga keta kriminele qe “pendohen” kur kapen me presh ne duar dhe pastaj vazhdojne avazin e kenges qe dine me mire, ate te vjedhjes dhe vrasjes.
    Pamvaresisht kohes mizerabel qe kemi kaluar me merhumin Enver, kush mund te me thote se a kishte vrases ne kohen e tij? A kishte frike ndonje prind te linte femijen e tij jasht qe te luante i patrazuar me shoket e shoqet e veta? A kishte frike nje grua apo vajze e re qe te dilte ne rruge ne cdo ore te dites apo nates? Ne mbajme me te ngrena e te pira edhe sot e kesaj dite Zani Caushin me shoke duke paguar ne te gjithe per rehatine e ketyre krimineleve qe meritonin nje cope litari ne gryke qe te mbaronte pune dhe te pastronte ca halera si puna e tij apo e shokeve te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje