Eshtë ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare Akademik Kolec Topalli, një personalitet i shquar i shkencave albanologjike dhe një njeri i drejtë, human, idealist, një nga fisnikët e rrallë që kujtonte me gjithçka shkodranët e fisëm e të shquar të kohëve të shkuara.
Biografia e tij:
Punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskow, Krakov, Riga etj.). Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (“Profesor”).
Është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008; rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër në vitin 2010; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2012. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”. Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit. Ka përfunduar veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që është botuar në vitin 2018. Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)
VEPRA TË BOTUARA
1) GRAMATIKË HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Kristalina”, Tiranë, 2011, 1740 f.
2) BAZAT E GRAMATIKËS HISTORIKE TË GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë,2011, 301 f.
3) SISTEMI FOLJOR I GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë, 2010, 667 f.
4) SISTEMI RASOR I EMRAVE TË SHQIPES, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë, 2009, 470 f.
5) NYJAT E SHQIPES, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2009, 380 f.
6) EVOLUCIONI HISTORIK I PËREMRAVE TË SHQIPES, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër
Arbnori”, Tiranë, 2008, 296 f.
7) RICERCHE SULLA STORIA DELL’ACCENTO IN ALBANESE, Università della Calabria, Cosenza, 2007, 234 f.
8) FONETIKA HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Dituria”, 2007, 712 f.
9) BAZAT E FONETIKËS HISTORIKE TË GJUHËS SHQIPE. Shtëpia botuese e librit universitar. Tiranë, 2005, 174 f.
10) DUKURITË FONETIKE TË SISTEMIT BASHKËTINGËLLOR, Shtëpia botuese “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004, 330 f.
11) FËRKIMORET E AFRIKATET E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Dita 2000”, Tiranë, 2003, 388f.
12) MBYLLTORET E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2002, 388 f.
13) SONANTET E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2001, 466 f.
14) SHNDËRRIME HISTORIKE NË SISTEMIN ZANOR TË GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2000, 456 f.
15) ZHVILLIMI HISTORIK I DIFTONGJEVE NË GJUHËN SHQIPE, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 1998, 418 f.
16) PËR HISTORINË E HUNDORËSISË SË ZANOREVE, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1996, 196 f.
17) THEKSI NË GJUHËN SHQIPE, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, 532 f.
RIP nje prej mjeshtrave te medhenj te gjuhes shqipe.
Nje shkenctar dhe shqiptar i vertete qe punonte dhe vetem punonte dhe kerkend nuk shqetesonte.
Fjalori Etimologjik i Gjuhes Shqipe qe doli ne librari perpara 2 muajsh eshte kryevepra e tij.
Nje liber me vlera te jashtezakonshme, dhe me nje guxim shkenctari.
Asnje shqiptar deri me sot nuk kishte guxuar te bente nje liber te tille, pas Eqerem Cabejt (i cili u nda nga jeta pa arritur te mbaronte gjysmen e tij).
Humbje e madhe per kombin shqiptar.
U prehtë në paqe e në Përjetësi
një humbje për Kombin, për ne o shqiptarë
Ja bëj unë kabull ne respekt e mirësi
Që ishte shef protokolli në Saliun e Parë!
TEMA, korigjoni shkrimin.
Fjalori Etimologjik i Gjuhes Shqipe nuk do te botohet me 2015, por eshte botuar ne 2018 dhe ka dale ne shitje.
Eshte vepra me e madhe e Kolec Topallit dhe si e tille duhet vene ne krye te listes.
JU LUTEM NUK KA NEVOJ TA POSTONI KETE SYGJERIM
Nuk shante , nuk mallkonte , nuk ankohej , nuk mposhtej . Kur te tjeret qarraviteshin nga mungesa e detyruar e kenaqesive , ai i gjente ato me shumice , bile nga puna e tij krejt individuale , e paprogramuar apo e paguar , tek gjetjet qe ai realizonte per dite ne problemet e gjuhesise shqipe ., qofte edhe nen driten e kondilit , por me libra , fletore dhe lapsa . Kur nuk ke asnje komoditet dhe mundesi per kenaqesi , por e gjene ate permes produkteve tua , kjo perben nje vlere te veçante . Prandaj Koleci iku , por vlera e tij I mbetet , sepse gjuha jone do te jete gjithmone dhe per te gjithe . Keqardhje per vuajtjet e tij , entuziast per produktet qe ai ka lane , trishtim per largimin e tij .
Po si e nxjer gjuhen shqipe ky Topalli?
Dikush thote se na e nxjerr 97 perqind me prejardhje sllave dhe vetem 7 perqind prej ilirishtes.A eshte e vertete ose jo kjo ceshtje?Ky zoteria,Celo Mezanaj ka shume dijeni per kete Kolecin,a mund te na shpjegoje si eshte e verteta?
Fluturoj dhe shtërg i fundit, madhështor,
me shpirt të gjorë
Dyke ikur që-me-natë sipër malesh me dëborë”
Shume i ditur, i mençur dhe i forte, mbi te gjitha shqiptar i kulluar. Te perfundosh studimet per matematike dhe gjithe jeten t’ia kushtosh gjuhes shqipe do te thote se endra e tij ka qene te behej zoterues i nje gjuhe te madhe qe e flet nje komb i vogel. Nuk ka pasur njeri me skrupuloz se ai. Vetem disa çaste kam kaluar me te dhe njoha nje njeri qe s’ishte i afte te bente keq. U kujtofte dhe u nderofte nga ata qe e kane ne dore.
Festojne gazetarucet se nuk ka kush i korigjon me per masakrimin e gjuhes shqipe!!!