Humbja turpëruese me Kosovën, flet Armando Duka: Mbrëmë ishte një natë e madhe, gëzuar kudo që ndodheni

30 Maj 2018, 19:32Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së Aramand Duka, ka reaguar pas humbjes turpëruese që Kombëtarja shqiptare mori në miqësoren kundër Kosovës.

Përmes një deklarate për shtyp, Duka mundohet të justifikohet se kjo ishte thjesht një sfidë miqësore dhe e madhe për të gjithë shqiptare, ç’ka sipas tij nuk është e nevojshme që të bëhej shkak për anatemime, negativitet dhe baltë.

Megjithatë, Duka ka pranuar se ishte një ditë e errët për përfaqësuesen duke shtuar se pret reflektim nga ekipi që në sfidën miqëore kundër Ukrainës.

Deklarata e Armand Dukës

Të nderuar dashamirës të Futbollit, shqiptar kudo ku ndodheni!

Mbrëmë ishte një ditë e madhe për shqiptarët kudo që ndodhen: realizuam një ëndërr të kahershme, miqësoren e zyrtarizuar mes dy ekipeve të një gjaku Kosovë-Shqipëri. Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një dite e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron. Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne,  do të dijmë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive.

Kjo skuadër ka shumë e më shumë potencial dhe uroj që këtë ta tregojë menjëherë që në ndeshjen e radhës me Ukrainën. Kosova luajti më mirë se ne, dhe për këtë unë i përgëzoj dhe nuk kam pse ta fsheh që jam i lumtur për suksesin e këtij ekipi, si të ishte Shqipëria.

I uroj nga zemra shumë suksese ekipit të Kosovës në të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me cdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive.

Kombëtarja e Shqipërise ka qenë e hapur për futbollistët e të gjitha trevave shqiptare. Ne kemi patur nevojë për futbollistë cilësorë, dhe ata kanë pasur dëshirë që të shprehin cilësitë e tyre, dhe njëherësh të japin kontributet e veta në të vetmin ekip shqiptar.

Të gjithë bashkë kemi bërë krenarë çdo shqiptar në çdo cep të globit , me vepra e jo me lehje. Ne kemi lobuar me pasion dhe me fanatizëm që Kosova të ketë këtë Federatë që ka edhe sot. Ndaj, një miqësore midis vëllezërish, me çfarëdo rezultati, duhet të na gëzojë të gjithëve më shumë.

Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit.

Gëzuar shqiptarë kudo që ndodheni!

(TemA)

9 komente në “Humbja turpëruese me Kosovën, flet Armando Duka: Mbrëmë ishte një natë e madhe, gëzuar kudo që ndodheni”

  1. DETAR BREGU says:

    PER KOMENTIN NJE BRAVO TE MADHE

  2. shqiptari says:

    Zoti Duka, edhe une si ne nje fare menyre pajtohem me ate qe brovo per fitoren e Kosoves ndaj Shqiperise. Problemi qendron diku tjeter qe juve duhet ta pranoni qe aktualisht kombetarja e Shqiperise eshte ne krize dhe nuk ka gjasa te dale per shume vite nga kriza. Aktualisht kjo kombetare po vuan ne te tre repartet e saj; mbrojtje, mesfushe dhe sulm. Humbja me Norvegjine qe u pasua me Kosoven eshte deshmi e qarte. Mendoj se Shqiperise i duhen disa vite te stabilizoje kombetaren e saj sepse ajo eshte ne renie. Nderklohe mendoj se Kosova ka per te arritur nivel shume me te larte se Shqiperia bazuar ne elementet qe ka dhe shpirtin luftarak qe kane lojtaret e saj.

  3. dukati says:

    Po pse per te lumturuar Kosoven e cove kombetaren ne Zvicer ti idiot?

  4. Lennard says:

    Je i paturpshem.Nuk eshte puna Gezim Per Kosoven ,Po eshte Puna qe Kombetarja jone u paraqit si nje skuader Kooperative Bujqesore.Pa asnje motiv,pa sens,Pa ide,pa deshire ,Me nje fjale e Perdhosur .Dhe Zotrote Ngre Dolli.Kaqol Zifti. Ti Duhesh te Dorehiqesh dhe te merresh me Bisneset e tuaja .Nuk ke paraqitur asnje fare Vizioni .Cdo gje ia ke lene rastit dhe Berihajt.Qepe dhe mos na ca Trapin.

  5. Gri says:

    Gjithsesi eshte nje reflektim i pjekur! Armando eshte treguar i pergjegjshem!

  6. Gelsi says:

    Helm tu befte o mut. Je nje ndyresire qe se ke shokun, po prit so do te therritet edhe ty emri per te postoblloku i burgut. Me thuaj kush ja ka pare hajrin parave me mashtrime. Ne dy metra vend do futesh edhe ti.

  7. Franci says:

    Me te drejte Sali Berisha fisin tuaj Duka ju ka krahasuar me “klanin e Zemunit”,dhe vellane tend si ” Duka i krimit”.
    Gjetje e sakte !

  8. "BOHOTINA" says:

    Armando delenxhiu eshte salduar ne ate detyre me vjedhje votash e manipulime… Rezultatet e kampionatit tone dhe renia e lire e kombetares e tregojne me se miri kete. Gjykata nuk e ka njohur. Ky ka paturpesine te na beje edhe karshillek. Kete vit eshte shume i lumtur se vodhi postin dhe coi te dy trofete ne Korçe ku eshte sponsor me perqindje te konsiderueshme aksionesh.

  9. salileshi says:

    IK mor bixhozxhi i degjenerum siç esht politika jan dhe institucionet , ik o hajdut o pusht o palaço mos u tall me ndjenjat e tifozave ti , o dobiç hajdut dhe rrugaç ordiner nuk lat gjo pa shkaterru ne ket ven ju kurva rrugaç shkerdhata te pakten lini sportin rehat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje