Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë, pasi një djalë 26-vjeçar nga Shqipëria pranoi se kishte vrarë babanë e tij.
Sot i riu ka dalë përpara gjykatës, ku në hyrje të saj është përballur me disa njerëz që e duartrokisnin, për veprimin që kishte bërë.
Sipas dëshmisë 26-vjeçarit shqiptar ai e vrau babanë e tij pasi abuzonte seksualisht me atë dhe motrat.
riu shqiptar është gjendur i befasuar nga mbështetja dhe thjesht ka vështruar, ndërsa përreth tij lëshoheshin thirrjet: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!
Qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qenë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri.
Mësohet se ai i kishte thënë Policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.
Ja, kjo eshte shoqeri e mirfillte civile,,,qe ne kohen e duhur vendoset hapur dhe zeshem ne anen e se drejtes.
Bravo,duhet te mesojme nga ky akt qytetarie.
Besoj se djali do te mbeshtetet edhe me masivisht pergjate procesit gjyqesor.Ai shpetoi jeten e vellait dhe motres me te vogel.
Ne se eshte e vertete, ai duhet te vleresohet per veprimin e tij. Nje baba moster nuk i duhet jo vetem familjes, por as shoqerise.