Audio-përgjimi i PD, Braçe: Të hetohet, akt i pastër kriminal, sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet

5 Qershor 2018, 11:21Politika TEMA

Kreu i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe e ka konsideruar akt të pastër kriminal audio-përgjimin e Partisë Demokratike përmes një personazhi të njohur tashmë si “Babalja”.

Deputeti socialist thekson se kjo ngjarje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe se autorët do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Të hetohet audiopërgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD.

Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet.

E përfshirë, një opozitë që vrau njerëzit në Bulevard. Kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 Janarit.

Nuk është një audio-përgjim por një audio inskenim.

Ky akt kriminal duhet hetuar dhe ndëshkuar ligjërisht. Kjo histori nuk do të mbyllet po u hetuar gjithçka. Inskenimi për një synim; për të marrë pushtetin me dhunë.

Frontex në kufi për të ndaluar emigracionin e paligjshme”, tha Braçe.

Pas fjalës së tij deputetët demokratë janë larguar nga mbledhja. (TemA)

vijon…

3 komente në “Audio-përgjimi i PD, Braçe: Të hetohet, akt i pastër kriminal, sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet”

  1. rexha 10 says:

    KESHTU THA DHE KRYEMINISTRI.PYETENI SE CFARE THOTE AVOKATI NGJELA PER RAMEN.

  2. rexha 10 says:

    KESHTU THA DHE KRYEMINISTRI .PYETENI SE CFARE THOTE AVOKATI NGJELA PER RAMEN.
    TE FALA SANDRIT.

  3. trashegimtaret komunist po e shpien kombin ne superbatak says:

    Nuk po kuptoj gje fare… po si mund te jete pergjimi i krimit nje akt kriminal dhe pjesmarrja ne trafikun e droges na qenka normale?! As kriminelet dhe hajdutet profesoniste nuk gjykojne keshtu sepse ata te pakten e dine qe ato qe bejne nuk jane te ligjeshme. Duket nga arsyetimi qe deputeti Brace eshte me kriminel se kushdo tjeter. Ju duhet te zhdukenini jo nga pushteti por nga faqja e dheut fare se nuk jeni gje tjeter vetem se nje bande kriminelesh.

    Sot u vra edhe nje djal i ri ne vlore (per pazare droge me shume gjasa), mos eshte edhe kjo vrasje sajese e opozites zoti ‘detputet’ ?!? Sa vete jane vrare vetem sivjet ne Vlore zoti ‘deputet’ ? Perse te mos dyshojme se ne keto vrasje mund te kene dore dhe segmente te qeverise si pjese e mafjes se droges?. Sepse po te luftonit vertet krimin ju pushtetaret, qofte dhe me pergjime, do te ishte parandaluar ndonje nga ato dhjetra vrasje.

    Duket qarte qe ju vazhdimisht do te mbuloni lidhjet tuaja me krimin dhe poshtersi te tjera duke permendur 21-janarin. Sa per dijeni per ata qe nuk e dine, hetimi per 21-janarin eshte bere. Mbase ata qe bene vrasjet ne ate nuk moren denime te ashpra ashtu sic kerkohet nga pinjollet e komunisteve gjakatare. Por hetimi eshte bere. Vetem ne kete pike dallohet qarte mendesia kelyshve dhe trashegimtarve te komunizmit me njerzit e tjere. Ne 2-prill 91′ jane vrare po ashtu kater vete zoti ‘deputet’ dhe nuk ka marre kush pergjegjesi. Dhe te vritesh ne mes te rruges ne shkoder dhe te vritesh duke thyer gardhin e kryeministrise ne Tirane eshte dallim i madh. Ke degjuar te permendet i rast nga kundershtaret e tu ‘shoku deputet’?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje