FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart në xhepa kur ai flet

6 Qershor 2018, 16:57Sport TEMA
FOTOT: Portieri De Gea “injoron” kryeministrin spanjoll, mban duart

Portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea  ka injoruar kryeministrin e ri spanjoll gjatë ceremonisë që ky i fundit mbajti  përpara ekipit kombëtar.

Këtë veprim mesa duket portieri spanjoll e ka bërë pasi dy vite më parë u kritikua ashpër nga ish-kreu i opozitës spanjolle asokohe Pedro Sanchez.

Tashmë që Pedro Sanchez merr “frerët” e qeverisë spanjolle, rol prej të cilit është i detyruar moralisht të përshëndesë ekipin kombëtar përpara një aventure tejet të rëndësishme, si Botërori “Rusi 2018”, portieri De Gea duket se ka realizuar dëshirën e tij për hakmarrje.

Portieri i “djajve të kuq” ka mbajtur duart në xhep, edhe pse shokët e tij të skuadrës ishin rreshtuar dhe po duartrokisnin kryeministrin e ri të Spanjës. Një veprim ky që mediet spanjolle e kanë mbiquajtur “hakmarrja e De Geas”.

Udhëheqësi socialist, Pedro Sanchez kritikoi portierin dy vite më parë, kur ai u implikua në akuza seksuale, akuza të cilat ai i kishte mohuar gjithsesi. Asokohe, Sanchez thoshte në një intervistë se “nuk ndihej rehat me De Gean si portier të kombëtares spanjolle”.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje