Shqipërisë i shtohet shumë shpejt një hotel luksoz, ja detajet

6 Qershor 2018, 15:09Politika TEMA

Në harkun e dy viteve të ardhshme, Shqipëria do të ketë një tjetër hotel luksoz të madh.

Por kësaj here, vendodhja e hotelit do të jetë në jug të Shqipërisë, dhe jo në Tiranë.

Konfirmimi vjen nga administratori i deleguar i “Voihotels”, që është grupi i hotelerisë së gjigandit italian, “Alpitour”, një ndër liderët e sektorit të hotelerisë dhe turizmit.

Deklarata u bë gjatë inaugurimit të një tjetër hoteli në Siçili.

Sipas Paolo Terrinonit, aktualisht projekti në fjalë është në fazë konkretizimi dhe brenda 24 muajve do të jetë operativ.

Hoteli do të jetë relativisht mjaft i madh, pasi parashikohet të ketë një kapacitet prej 180 dhomash, që e vendos atë krah për krah me hotelet më të mëdha në vendin tonë.

“Plaza Tirana” ka 190 dhoma, Rogner hotel 178 dhoma dhe Tirana international 168 dhoma.

Ndër vite, ka pasur vazhdimisht përpjekje, sidomos nga liderët e sektorit nëpër Europë për të ndërtuar resorte dhe hotele luksoze në bregdetin shqiptar, veçanërisht në jug të vendit.

Pjesa dërrmuese e këtyre projekteve  janë braktisur për shkak të problemeve të ndryshme, kryesisht çështjeve të pronësisë. Kjo ka bërë që edhe interesi i investitorëve të huaj të zbehet.

Ky duket se do të jetë projekti i parë konkret në territorin shqiptar, që në rast se do të realizohet do t`i japë një shtysë domethënëse sektorit të turizmit, veçanërisht turizmit elitar, duke shërbyer pse jo edhe si magnet për të tjerë investitorë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.(Scan)

5 komente në “Shqipërisë i shtohet shumë shpejt një hotel luksoz, ja detajet”

  1. Veshikuesi says:

    na duhet turizmi masiv ,si fllim ai sjell te ardhura te shpejta dhe forcon e konomine e popullit fukara per turizem elitar se kemi as infrastrukturen , as kulturen as mundesite financiare. Dakord edhe turizmit elitar kush ka pare (( me la lavstrice parashe )) te investoje .

  2. elisa says:

    Hotelet te ndettohen nga investitore shqiptar ,,,jo te huaj ,,,te huajt te ndalohen nga ivestimi ne plazhe…..

    1. lakrarori says:

      mire e ke ti! shqiptaret marrin ere nga ato pune.

  3. KAVAJOTI says:

    UN SHQIPTAR SPO NDERTOJ NJE SHTEPI! VJEN I HUAJ NDERTON HOTELE LUKSOZE?TANI OR SHTET B……QIRA OR SHTET
    I LINDIR KURV DHE KURV DO MBETESH GJITH KOHRAVE!!!!!!!!!!!!!

  4. 1 says:

    Shteti i poshter i korruptuar, nuk ka shtet.

    Dua pune te shteti. Shteti te me ndihmoje. Te bejme nga nje leke se jemi te shteti ne paaaaa… eeee…

    Nuk ka shtet. Nuk behet ai vend. Shtet i korruptuar. Politikanet e poshter.

    E re: une shqiptar qe ika, ndryshe do rrija dhe do xhvasja shtetin, nuk kam shpi… tani vjen i huaji dhe nderton.

    HANI MUT, popull i llastuar dhe kryesisht debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje