Mbajti 'premtimin' për ta zbritur në kategorinë e parë, rrëfehet Voltana Ademi: Vllaznia “çaloi” në aspektin sportiv, ja ku kam gabuar

10 Qershor 2018, 23:11Sport TEMA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht dhe presidente e Vllaznisë, është e ftuar në emisionin “Ora Skaner” të gazetarit Gerti Çarçani, ku do të flasë për problemet e klubit shkodran.

“Në pozicionin e kryetares, unë kam pritur një analizë, të klubit, pse jo apo edhe të futbollistëve, te drejtuesve të trajnerëve.

Për të pasur dhe të prodhuar disa argumente pro dhe kundër.

Kam ndërhyrë kur ka pasur problematikë apo nuk kishte angazhimin e duhur.

Jam përpjekur ta mbështes dhe të ngreh zërin, në emër të publikut dhe parave.

Unë nuk jam specialiste futbolli. Prisja të kishte analizë në fund. Ne duhet të rimarrin kohën.

Do duhet që të vrapojmë. Nuk është mundësia që analizën ta bëjnë unë, për shkak të vetë statutit. Është aset publik.

Duhet të hymë në një diskutim të hapur. Kam filluar të bëj bashkë figurat e sportit.

Nëpërmjet atyre do të vlerësojë çfarë ka çaluar. Aspekti sportiv vlen në fund.

Ajo çfarë ka çaluar te Vllaznia është aspekti sportivi. Nuk ka klub më të pastër se Vllaznia në Shqipëri.

Nuk kam arritur të parandaloj ndërhyrjet dhe influencat

Nuk munda të krijoj mburojë për mbrojtjen. Futbolli është i koklavitur. Jam përpjekur të punoj pastër.

Unë kam bërë mirë aspektin e mbështetjes financiare. Në aspektin teknik nuk kanë arritur të kalojnë pragun.

Mund të kishte një formë më të thjeshtë administrimi. Ndjej keqardhje që më ndodhi mua.

I kam dhënë më shumë se gjithkush tjetër Vllaznisë. I kam mbështetur në momente shumë të vështira.

Jam përpjekur të financoj klubin”, deklaroi Voltana Ademi, kryetare e Bashkise Shkoder.

Ajo i be objekt humori pikerisht ne “çerdhen” e humorit shqiptar ne Shkoder kur u zotuar se “do te çonte Vllanine ne kategorine e pare”.

7 komente në “Mbajti ‘premtimin’ për ta zbritur në kategorinë e parë, rrëfehet Voltana Ademi: Vllaznia “çaloi” në aspektin sportiv, ja ku kam gabuar”

  1. Kujtimi says:

    Kjo eshte pergjegjsja kryesore
    Kjo e nxori nga kadegoria Shkodren
    Meri me Lulin se e rugullon shkodren
    Luli nje ADOLESHENT MASHTRUS

  2. Kujtimi says:

    Voltana… ……. a
    Former e keqe

  3. Prostituta Kombetare Sali says:

    Jo vetem ne kategori te pare, pse jo dhe ne te dyten!
    Me na ndihmu dhe partia mund ta kapim dhe kategorine e shtate!

  4. fatekeqesia jone keta says:

    Dhe e çoi. E mbajti fjalen, se fjala nuk mbahet vetem per te ecur perpara, por dhe mbrapa.

  5. perkthyesi says:

    Kjo injorante ne krye te Bashkise se Shkodres? Habitem, pasi ky qytet eshte djep i kultures dhe i dijes, dhe ka plot njerez te mrekullueshem qe i dalin zot puneve, por prania e kesaj “zonje” dhe te tjereve si ajo aty, i ka leshuar hije te zeze bukuroshes se veriut! Deri kur keshtu?

  6. Dimeri says:

    Jam i sigurt se asnje shkodran nuk do t’ja besonte buxhetin personal Voltanes,per te drejtuar si “Presidente”,”Vllaznine” !
    Por formula e Dukes e beri “Presidente”,per ti dhene voten atij .Per kete u bllokua dhe privatizimi i futbollit ne shume qytete te Shqiperise.
    Voltana ,Presidente futbolli,eshte kulmi i budallallekut!!!!!!!!!!
    Abuzim me taksat vendite !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje