Deputeti gjerman, aleat i Bashës: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri është ‘peshk i madh’. Xhafaj duhet të dorëhiqet (sulmon dhe Donald Lu)

11 Qershor 2018, 17:12Politika TEMA

Në një intervistë për kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, deputeti gjerman i CDU/CSU, Johann David Wadephul, ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave.

Wadephul shprehet se nuk janë plotësuar prioritet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji.

Ai thotë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur dhe në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël.

Deputeti gjerman atakon dhe ambasadorin amerikan Donald Lu, kur shprehet se “edhe Ambasadori Lu që nuk është shquar si mik i opozitës e pranon që Tahirin po e mbrojnë”.

Desada Metaj: Në Shqipëri është perceptuar skepticizmi i Bundestagut për hapjen e negociatave. Me çfarë është lidhur kryesisht ky qendrim e parlamentareve gjermanë?

Johann David Wadephul: Ne duam që Shqipëria të mund të fillojë sa më parë negociatat e anëtarësimit. Në marrëveshjen e koalicionit mes CDU / CSU dhe SPD është shumë e qartë: “Kushti për hapjen e negociatave për anëtarësim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin plotësisht kriteret e duhura”. Por kjo nuk ka ndodhur as në reformën në drejtësi, as në luftën kundër korrupsionit – veçanërisht korrupsion të rangut të lartë – as në luftën kundër krimit të organizuar, pra në asnjë nga kriteret kryesore.

Atëherë, çfarë tjetër duhet bërë përpara se negociatat e anëtarësimit të mund të fillojnë me hapjen e kapitujve të parë negociues?

Si pjesë e reformës në drejtësi, vetëm pak nga rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë u janë nënshtruar të ashtuquajturit vetting. Së paku, duhet të përfundojë plotësisht verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave të instancave të larta dhe prokurorive, si dhe të organeve të apelit. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilëve u janë vërtetuar vepra të dënueshme në procesin e verifikimit (vettingut) duhet të jenë subjekt i procedimeve penale. Duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK -ut. Kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në vitin 2017. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është rritur trafikimi i drogës, dhe kundra kësaj duhet luftuar në mënyrë të qëndrueshme dhe vazhdueshme.

Zyrtarë të lartë në ministritë dhe drejtoritë e administratës publike u rekrutuan direkt pa konkurs, në kundërshtim me ligjin e shërbimit civil. Kjo është thyerje e ligjit dhe duhet të korrigjohet. Përveç kësaj, që nga viti 2013, OSBE dhe BE kanë kërkuar reformë zgjedhore, por asgjë nuk ka ndodhur që atëherë – kjo është një shpërfillje e madhe ndaj OSBE dhe BE! Parlamenti shqiptar duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me planin e saj të punës deri në fund të vitit 2018. Ky është një kusht i domosdoshëm për ne deputetët, në mënyrë që të mund të votojmë pro hapjes së negociatave.

Desada Metaj: Negociatat e Shqipërisë me BE janë një çështje tepër e rëndësishme për shqiptarët. Mendoni se qeveria e Edi Ramës ka punuar mjaftueshëm për të plotësuar kushtet e vendosura nga Brukseli?

Johann David Wadephul: Shumë vendime janë marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por në realitet, shumë pak është bërë: korrupsioni mbetet ende një problem në të gjithë sektorin e drejtësisë. Ligjet ekzistuese dhe procedurat për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar janë aplikuar shumë më pak në mënyrë strikte ndaj zyrtarëve të lartë dhe politikanëve sesa ndaj zyrtarëve të mesëm dhe të ulët dhe ndaj qytetarëve të zakonshëm. Kështu që “peshqit e vegjël” u kapën dhe u dënuan, “peshqit e mëdhenj” mundën të depertonin jashtë rrjetës. Këtu kemi të bëjmë me shpërfilljen e një kushti themelor të sundimit të ligjit, i cili është trajtimi i barabartë i të gjithë qytetarëve para ligjit. Për aq kohë sa kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të parimeve themelore të sundimit të ligjit të BE-së, kapitujt negociues nuk mund të hapen.

Desada Metaj: Si e shihni problemin që ka qeveria shqiptare me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po gjykohet për përfshirjen në një organizate të strukturuar ndërkombetare për trafikun e lëndeve narkotike? Mendoni se drejtësia dhe instrumentet e saj janë ndikuar nga qeveria për këtë skandal?

Johann David Wadephul: Çështja Tahiri është një “peshk i madh”. Në këtë çështje kemi të bëjmë deri sot me shkelje të hapur të parimeve themelore të shtetit ligjor. Kjo çështje është një pengesë reale për hapjen e negociatave. Nëse ambasadori amerikan Donald Lu hedh akuza kaq të forta, atëherë duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse ambasadori Lu deri tani nuk ka rënë në sy si mik i opozitës.

Desada Metaj: Ndërkohë edhe ministri aktual i Brendshëm është pjesë e një skandali me të vëllain, i është dënuar dhe ai për trafik ndërkombetar droge ndërkohe që nuk ka vuajtur dënimin por ka jetuar i lirë në Shqipëri?

Johann David Wadephul: Në dijeninë time sipas fakteve të paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë. Kështu që ne ende kemi dyshime të konsiderueshme nëse ekziston vullneti politik për të praktikuar standardet ligjore të BE. Kjo nuk është një pyetje që mund të marrë përgjigje vetëm gjatë negociatave të pranimit, por duhet të kemi besim të qartë në gatishmërinë për veprimin e sundimit të ligjit para se të fillojmë negociatat e pranimit. Por për sa kohë që këto dyshime nuk janë larguar bindshëm përmes sundimit të ligjit në mënyrë konsekuente, ne nuk mund ti hapim kapitujt e parë te bisedimeve, te cilat janë pikërisht kapitujt e shtetit ligjor 23 dhe 24.

Desada Metaj: Shqiptaret janë të dëshiruar për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e BE. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në qeverisjen e këtushme që ne ta meritojmë anëtarësimin në familjen europiane?

Johann David Wadephul: Siç e thashë, ne duam që Shqipëria të fillojë negociatat konkrete të pranimit sa më shpejt që të jetë e mundur. Veçanërisht edhe sepse shqiptarët janë aq të orientuar drejt Evropës. Ne jemi gjithashtu të lumtur për miqësinë e fortë me Gjermaninë. Por jo për këtë arsye duhet t’i injorojmë problemet. Në fillim i përmenda pikat tona që duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat konkrete per secilin kapitull. Këto nuk janë pengesa shumë të mëdha nëse ekziston vullneti politik për të larguar vazhdimisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të respektuar dhe zbatuar ligjin dhe rendin. Dhe qeveria shqiptare këtë nuk duhet ta bëjë për BE ose Bundestagun Gjerman, por për njerëzit e saj. Sepse ata e presin këtë gjë.

**Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Ëadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit të Punes per Ballkanin Perendimor

22 komente në “Deputeti gjerman, aleat i Bashës: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Tahiri është ‘peshk i madh’. Xhafaj duhet të dorëhiqet (sulmon dhe Donald Lu)”

  1. Jo Europes says:

    Doni me per Be-lulin?
    Po te ishte Shvejku gjalle do thoshte: Ne ne BE nuk shkojme, nje m……..mbi te leshojme.
    Dhe boll me keto tallje.

    1. Turi says:

      Po mer po, ju vrate miliona europiane dhe ju i keni plotesuar kushtet. Keshtu eshte kur kushtet i ve nje qe ka shkaterruar Europen dhe qe ju desh 80 vjet te kthehet ne normalitet. Po ashtu ju qe dogjet dhe mbytet me gaz miliona njerez tani konsideroheni si modeli per te ndjekur. Na vodhetv edhe floririn dhe veprat e artit dhe na dhate brrylin. Na dogjet dhe na shkretuat dhjetra fashatra dhe skeni faj tani na thoni se cfare duhet te bejme qe te behemi si ju. Por ne kurre smund te behemi si ju kriminele me gjak te ftohte. TURP peer genjeshtrat qe thua. Nuk i ha me njeri bajgat qe ju leshoni sapo ne plotesojme kushtet e vena. Vini kushte dhe pastaj kur plotesohen filloni me kushte te tjera. Mednoni se jini superiore. Po jeni superiore ne krimet qe keni bere dhe nuk mund te na mundni ne bujarine, tolerancen, mikpritjen dhe trimerine.

  2. Tr says:

    Keto jane te oaguarit e Bashes , ja ka lyer mire me para .

  3. Albi_I says:

    Doli gjithe Bundestagu mik i Bashes more…

    Ky Rama ka harxhuar gjithe lobingun me

  4. Atdheu says:

    Po Llallen pse nuk e permend ky kopuk?

  5. shqip says:

    O miku i mikut ! Po per parate e lobit Rus ç’mendim ka Bundestagu ? Na more , bere pietjen , dal te marreç pergjigjen . O miku i
    (Q)adres ! Di gje per ato dosjet me dy gisht pluhur ? Te pakten tre Jane per super peshqit e miqve te tu . Gerdeci , 21 Janari , 250 milion te avulluara nga tenderat e rruges se kombit . + shitja e detit . Po nese Europa per ju nenkupton , ” duam Bashen , Po s’duam Ramen ” , kot qe lodheni . Edhe nje vit me pas , prape Ramen do keni per interlokutor . Po edhe pas 2021 , prape Rama ose nje ” shok ” i Rames do jete . Kot beni sikur kerkoni detyra nga Shqiperia . Ka shtete qe Jane anetare te BE-se , qe Kane shume korrupsion e kriminalitet . Nuk e di , Po ne shtetin tend o miku nga Gjermania , asnje qytetar nuk denohet pa prova e pa vendim gjykate . Kjo vlen edhe per nje minister . Qe ne fund te fundit , nuk ka pse mban kusuret e dikujt tjeter . Informohu te pakten . Pyet si ishte policia ne kohen e Lules e te Falamurit pa shkop . Kishin me shume bark e qafe te dhjamosur , shume injorance , dhe tru fare . Negociatat o hapen me kete qeveri , o nuk do hapen kurre . Sepse largqofte Nese ky popull budallepset dhe ja beson çelesat edhe nje Here Sali kafshes . Me fytyre daunin vendi eshte djegur sa Here . Larg o zot , se shpellari i jep doren e fundit . E ben si Aleppo.

  6. Xhaja says:

    Znj gazetare , sa pyetje te bukura kishe bere ? ku i gjete , babalja ti kishte bere gati ? apo ti dha shqupi gati . Je nje murtaje per vendin tend harram ……..

  7. elektricisti says:

    Ky miku Bashes ka patur nje club me femra te trafikuara ne Hamburg! Gjysmat e lekeve i ka lene me gara me qen. Nje here e hodhen ne gjyq se nuk paguante taksat.

  8. Vk says:

    Ka ngaterruar emrat i shkreti, ka dash me then, me Liken president e me Berishen e lulin jasht burgut, ska shonce me u fut ne BE

  9. Tiku says:

    Kjo eshte gazetare as edhe nje pyetje si ka bere nga vetja por ja ka shkruajtur salehanji ??

  10. says:

    Është pasuruar se tepermi Gjermania. I ka dhuruar 700 miliard euro Polonis këta 10 vitet e fundit

  11. Armandi says:

    ”Babalizmi” qenka kethyer ne epidemi edhe ne Europe , te pakten t’i vaksinojne keta ”miqte” e baboles para se te hyne ne SHQUP , se mos cojne ndonje virus ne vendet e tyre !

  12. shqiptari says:

    TE me falin komentusit per fjalorin por dua ti them kti debilit gjerman ; or rrot ka,,,,i a e di ti qe ai qe bisedon me ty ka vjedhur 250 milion euro nga taksat tona ,e di ti se ka vrar 4 njerez te pa fajsjem dhe nuk esht pergjigjur para drejtesis , or te shkerdhefsha ate gjermanken dhe bashk me te dhe europen tende o i degjenerum , or te qifsha ate nazisten qe flet kodra mas bregut , te ka dhen nje dor lek ai pederasti PDs dhe vjen na çan ne trapin te kemi q,,,,,,r ty dhe europen tende i degjenerum.

  13. ELENA GJIKA says:

    MOS U MEREZITNI EDI RAMEN NEGOCIATAT HAPEN NE 2o30 ATEHERE KUR AMERIKANET SHKOJNE NE MARS-TAHIRI ESHTE ME I RENDESISHEM SE BE

  14. Bundra shqiptare qe i ben gojere antishqiptarve says:

    Problemi eshte se ketu nuk funkionon asgje , qe te procedoj kete gazetare te ndyre , nuk ka shtet , si guxon kjo bunder gazetare kjo rrospie e klaneve te ndyra antishqiptate qe i ben pyetje vetem me sens negativ ketij gjermanit, ketij plehre qe pagohet nga ems- ja , kompania gjermano mafioze qe ka koncesion.ne portin.e durresit qe ne kohen.e pd -se

  15. Jak Boston says:

    Enver Hoxha- Ramiz Alia- Fatos Nano- Sali Berisha- Edi Rama- Ilir Meta dhe bashkepunetoret e tyre jane vazhdimesia e zinxhirit sllavo-komunist ne trojet shqiptare dhe jane anti gjerman dhe anti perendimore.
    Keta jane ata qe nese hapen negociatat duan ti marrin vete meritat pa i merituar ato. Ne te vertete kjo bande e kelysheve te kuq nuk e duan integrimin e Shqiperise ne BE, pasi iu preken interesat e korrupsionit dhe trafiqeve, keshtu qe vemjet e kuqe ecin me motivin me mire i pari i fshatit (Shqiperi ) sesa I fundit i qytetit ( BE ).
    Habitem se si USA dhe Gjermania edhe pas 3 dekadash nuk e kane kuptuar akoma lojen e komunisteve shqiptare.
    Amerikane dhe Gjermane te dashur populli shqiptare ju don juve, po pushtetaret e Shqiperise nuk ju duan. Hapuni letrat dhe arrestoni ju keta plehra pasi dhe ju keni dhene leket e taksapaguesve tuaj per te ndihmuar Shqiperine dhe ata hajdutet e kuq i kane vjedhur, keshtu qe arrestoni keta qener per leket qe ju kane vjedhur juve.
    Vetem atehere Shqiperia behet e denje per te hyre ne BE.

    1. pirro new york says:

      Po mr. JAk
      Po askush nuk flet.bejne si nastradini larg b,,,,mija.
      Kane frik sock.demo.asnjeansitr???
      Komunkzmi ka triumfjar ne albakin,kor island rams talle a….

  16. Koli says:

    Mero mblidh komentuesit se nuk i ke ne terezi. Titullin e ke per padi ne gjykate. Ku e pe sulmin ndaj Lu-se? Nga e nxorre mik te Bashes? A e shikon qe komentuesit nuk thone asgje per Tahirin, nje legen qe u be minister direkt nga bankat e shkolles (edhe kjo e diskutueshme)? Keto jane per pushkatim ti i boton komentet, nuk lane Gjerman pa share dhe duan europe keta kamikaze

  17. I tillë je , sa herë që hap gojën says:

    Ja , frutet e hidhura te “lobimit” te Bashiçit serb te SHQUP-it ,
    per celjen e negociatave ! ! ! ! ! ! ! ! ! !

  18. Laku says:

    Sa plera qe jeni bere o Tema.Po foli keq per hajdutet e popullit eshte mik i Bashes thoni,po foli mire nuk eshte mik i Rames.Si jeni katandisuur keshtu

  19. demokrati i cili e don Shqiperine says:

    Kjo interviste pasqyron dy gjera evidente.E para gazetarja eshte mercenare e SHQUP-it e programuar dhe e orientuar perpara per pyetjet dhe dhe si do te inskenoje shkrimin e intervistes.E dyta, nuk besoj fare se ky funksonari partiak gjerman e dinte emrin e Saimir Tahirit apo te Fatmir Gjafajt dhe akuzat e Shqupit per keta te dy.Kjo gazetaruce po ta pyeste per Babalen dhe ti thoshte eshte luftetare qe te triumfoje drejtesia ne Shqiperi,ai do pergjigjej se kjo eshte shume pozitive dhe se qeveria shqiptare duhet te mbeshtete babalen e te kete sa me shume babale ne shqiperi.E kuptoni pra sa vertetesi ka kjo interviste aq sa audioinskenimi i Babales.SE po ti thoshte gazetarja gjermanit se Fatmir Gjafaj ishte ai qe solli kultivimin e kanabisit ne minimum ai do i thoshte se kjo eshte e sukseshme dhe kjo kontribon ne hapjen e negociatave.Fale Zotit ,per kunder kukuvajkave te programuara nga SHQUP-i negociatat do hapen si duket me shume na dojne te tjeret se sa na veten tone.Eshte e habiteshme si kjo opozite e konsideron hapjen e negociatave si humbje dhe katastrofe te parrtive opozitare.

  20. @autori says:

    Bravo Koli!
    Po te ishin te gjithe komentuesit si ty, nuk do zgjidhnim hajdute per te na qeverisur..
    Edhe Mero eshte pjese e kazanit, ndryshe nuk manipulonte me titujt..
    Vetem Protektorati i ben derman Shqiperise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje