Pasi e rrëzoi një kategori më poshtë, Voltana Ademi nxjerr në shitje Vllazninë për një "copë buke"

11 Qershor 2018, 20:18Sport TEMA

Skuadra e Vllaznisë mbylli muajin e kaluar sezonin më të errët në historinë e saj, që kulmoi me rënien për herë të parë nga elita e futbollit shqiptar.

Problemet me menaxhimin dhe detyrimi për të kthyer klubin në një shoqëri aksionere, më në fund e shkundën Bashkinë e Shkodrës që të nxjerrë në shitje ekipin.

Bashkia ka përcaktuar si vlerë minimale 507 milionë lekë për shitjen e Vllaznisë, një shifër e ulët konsideruar vlerën dhe historinë e klubit kuqeblu, që në gusht do ta nisë nga një kategori inferiore.

Mes pretendentëve për të blerë aksionet e ekipit është edhe ish-presidenti Valter Fusha.

3 komente në “Pasi e rrëzoi një kategori më poshtë, Voltana Ademi nxjerr në shitje Vllazninë për një “copë buke””

  1. Tonin says:

    Kjo quhet e ulet?
    Nga kjo shifer fillon ankandi.Por kujdes se jane dhe 150 milion detyrime te te treteve.Veshtire se do afrohet njeri.

  2. Ivan i madh says:

    Po ku i gjeti leket kjo zonje per te blere KF VLLAZNINE prandaj e solli deri ketu kete ekip me emer që ta privatizoje vete se e di mire se cfare fitimet ka kur ekipi ecen mire ne superiore dhe ligat europiane. Tani besoni se cfare bejne eksponentet e PD per te fituar e zhvatur shpune nje vend drejt degradimit si kjo zonje ekipin e Vllaznise.

  3. Tani says:

    Me kujtohet sikur ju te Temes thate se ka nje konspiracion per ta mbajtur vllaznine ne kategori superiore. Cfare ndodhi me ate deklarate. Sa deklarata te tilla leshoni ju. Apo ndiqni praktiken e shefit tuaj, shpif shpif se dicka ngelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje