SKANDALI/ Të riut nga Patosi i presin veshin, Prokuroria e kthen në plagosje të lehtë. Mjekoligjori: Bëj operacion plastik

11 Qershor 2018, 20:41Kronika TEMA
SKANDALI/ Të riut nga Patosi i presin veshin, Prokuroria e kthen në

Fiks Fare denoncoi sorollatjet e një qytetari nga Patosi, i cili, megjithëse është gjymtuar, nuk ka gjetur ende zgjidhje nga institucionet e drejtësisë. Eduard Dervishaj u ankua se, në muajin shkurt 2018 është goditur me mjete të rënda nga tre persona, në lokalin e tij në fshatin Rërëz në Patos. Ai tha se ka pësuar goditje në kokë, kraharor, në kurriz, madje edhe në sy. Por, dëmtimin më të rëndë e kishte marr në veshin e djathtë, ku një pjesë i është prerë.

“Denoncova rastin në ‘Fiks Fare’ se policia dhe prokuroria e Fierit, po e cilësojnë ngjarjen si plagosje të lehtë. Pas ngjarjes, unë u ekzaminova në Mjekësinë Ligjore në Fier, e cila doli në konkluzionin se dëmtimet janë plagosje e rëndë. Më pas u mjekova në Spitalin Ushtarak dhe në QSUT. Dëmtimet ende i vuaj, pasi në njërin sy shikoj turbullt, ndërsa veshin e djathtë më është prerë” thotë Dervishaj.

Ai shton se, çështja po ndiqet nga prokurori i Fierit, Dorian Tafili, i cili nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje. “Të vetëm herë që më kontaktuan ishte momenti kur më kërkuan që të bëja riekspertimin në Mjekësinë Ligjore. Më telefonuan disa herë dhe shkova te IML-ja në Tiranë. U ekzaminova nga mjekoligjori Elmaz Shaqiri. Më priti vetëm 1 minuta dhe, në fund, më tha se nuk kisha asnjë gjë. Më tha të shkuara” vijon Dervishaj. Ai thotë se këtë ekzaminim e ka regjistruar, ndërsa doktori e pyet vetëm për disa gjëra të përgjithshme, pa e ekzaminuar. Madje, nuk konstaton as prerjen e veshit.

Qytetari thotë se drejtësia po i manipulon provat dhe për pasojë akuzën ndaj autorëve. Deri më tani çështja është hetuar për plagosje e rëndë, e cila ka një dënim për autorët deri në 10 vite burg. Ndërkohë, me klasifikimin e ri të ngjarjes, siç është plagosje e lehtë, dënimi shkon nga gjobë deri në dy vite burg. “E gjitha bëhet për shkak të korrupsionit në drejtësi. Kërkoj vetëm drejtësi” thotë Eduard Dervishaj.

Pas riekzaminimit, Mjekësia Ligjore në Tiranë, i dërgoi Prokurorisë së Fierit, raportin e akt ekspertimit ligjor. Në raport thuhet se dëmtimet e konstatuara hyjnë në kategorinë e dëmtimeve që sjellin humbjen e aftësisë për punë mbi 9 ditë. “Por, për të vlerësuar kriterin e ‘shëmtimit’ është e nevojshme ekzaminimi i shtetasit pas ndërhyrjes kirurgjikalo-plastike”.

Pra, Mjekësia Ligjore në Tiranë, përcaktoi disa muaj pas ngjarjes se plagosja është e lehtë, duke rrëzuar raportin e Mjekësisë Ligjore në Fier, të bërë menjëherë pas ngjarjes, se dëmtimet konsideroheshin plagosje e rëndë. Neni 88 i Kodit Penal, që bën fjalë për plagosjen e rëndë me dashje, përcakton se “plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit …, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet”.

Ndërkohë, plagosja e lehtë parashikon një dënim nga gjobë deri në 2 vjet burg.

Pas denoncimit, ai shkon të takojë oficerin e policisë Arben Turtulli. OPGJ-ja i thotë se, me klasifikimin e ri që ka bërë IML-ja në Tiranë, ngjarja është klasifikuar si plagosje e lehtë. Ai i kërkon që “viktima” të firmosë një procesverbal për ndjekjen penale të autorëve, me akuzën e plagosjes së lehtë. Sipas OPGJ-së, kjo gjë kërkohet pasi është procedurë ligjore. Ai e fton në zyrë dhe pasi bisedojnë për disa minuta, shkruan edhe procesverbalin. Qytetari i kërkon ta shohë edhe njëherë, të konsultohet me një avokat dhe më pas të shkojë ta firmosë. Por, OPGj-ja nuk i lë kohë, madje ia marr nga dora dhe e hedh në kosh. Ai i kërkon të dalë nga zyra dhe, nëse e firmos, ka të drejtë të marrë një kopje. Oficeri i thotë të shkojë të flasë me prokurorin Dorian Tafili.

Qytetari shkon në Prokurorinë e Fierit, dhe pasi merr disa akte, kërkon të takojë prokurorin Tafili. Ai e kërkon disa herë. Fillimisht, punonjësi i bëjnë me dije se prokurori nuk është në zyrë. Por, pas insistimeve, ata i thonë se prokurori nuk do ta takojë.

Dervishaj shkon edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku takon mjekun Elmaz Shaqiri. Ai i kërkon doktorit si e ka bërë këtë akt ekspertimi, pa e ekzaminuar. Doktori i thotë se nuk mund ta pyesë, pasi çështja ka kaluar në komision. Sipas tij, problemi i tij është pikërisht te “shëmtimi”. Dhe, për frazën se duhet të vijë edhe njëherë për riekspertim pasi të ketë bërë operacionin kirurgjikalo-plastik, doktori i thotë se ashtu është. Qytetari i kërkon llogari përse e ka shkruar në këtë mënyrë, pasi gjendja e tij është kjo aktuale dhe jo ajo pas operacionit dhe se kush duhet ta bëjë operacionin. “Ti duhet ta bësh” i drejtohet doktori qytetarit, ndërsa kërkon edhe “përforcime”. Në vendngjarje mbërrin edhe një punonjës policie, i cili e largon qytetarin nga ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pra, në të gjitha institucionet që shkoi qytetari, i cili në këtë rast ishte viktima, zyrtarët nuk denjuan ta presin. Ata e nxjerrin përjashta!

8 komente në “SKANDALI/ Të riut nga Patosi i presin veshin, Prokuroria e kthen në plagosje të lehtë. Mjekoligjori: Bëj operacion plastik”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Hann[evropianeve]: zotrinje,te nxitojme ti pranojme keta njethundrake sa me pare ne BE se keshtu si e kane nisur rrezikohen te mbeten pa veshe,hunde,krahe,kembe madje edhe pa koke……………kshq eshte ”fatkeqesi” per ne te humbim kete rrace ”autocthonus”!!! NXITONIIIIIIIIIII,SUNITET NE RREZIK CFARROSJE………!

    1. Marko says:

      Po ik ore te qifshin cte permban soji.je ber si tellalli i fshati..Te pakten meso ose zgjero njihurite.Po clidhje ke ti mot me Platon e Madh?
      Fshije ate emer se vec e turperon

  2. says:

    Mua t’më presin veshin, godasin syrin, S’pres që doktori të më thotë çduhet bërë. I rrjep autorët

  3. Viro says:

    Keta jemi ne, shoqeri primitive, me te fuqishmin Jo me te drejten.

  4. HQ-18 says:

    Po çfarê gjyqësie kërkon more i vrarë….
    Kallashin nê krahë ….dhe lule velo partizani.
    Kputi dhe ndonjê karikator ktij Platos mos ja kurse , se të shau.

  5. Marko says:

    Po ik ore te qifshin cte permban soji.je ber si tellalli i fshati..Te pakten meso ose zgjero njihurite.Po clidhje ke ti mot me Platon e Madh?
    Fshije ate emer se vec e turperon

  6. erzen says:

    Mjafton që motra jote të ketë veglën

  7. h says:

    Drejtesia shqiptare ,duhet vene e gjitha
    para toges se pushkatimit.
    Pervec Llalles qe eshte i ndershem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje