Alarm tek Franca, Mbappe dëmtohet në seancën stërvitore

12 Qershor 2018, 18:15Sport TEMA

Një histori tipike që ndodh gjithmonë përpara Botërorit, është ajo e dëmtimit dhe heqjes së mundësisë për të qenë pjesëmarrës, për një nga yjet kryesorë të tij.

Nëse këtë herë Rojs ia doli të mposhte edhe “tersin” që  e kishte ndjekur në turne të këtij niveli gjatë kohëve të fundit, tashmë është momenti që të vihet në diskutim aktivizimi i Mbapes.

Ylli i Francës është dëmtuar gjatë stërvitjes së sotme nga Adil Rami, duke braktisur stërvitjen.

Mbape ka marrë një goditje në kaviljen e majtë dhe pavarësisht tentativave për t’u rikthyer në stërvitje me Kombëtaren, një gjë e tillë ishte e pamundur.

Sigurisht që futbollisti i PSG-së pritej të ishte protagonisti absolut jo vetëm i Francës, por edhe i Botërorit. Megjithatë për të arritur deri këtu, fillimisht Mbape duhet të qetësojë tifozët për gjëndjen e tij shëndetsore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje