Reali i Madridit ka gjetur trajnerin që do të zëvëndësojë Zinedine Zidane.
Përmes një komunikate për shtyp klubi madrilen ka theksuar se tekniku i ardhshëm i skuadrës do të jetë Julen Lopetegui.
Lopetegui aktualisht drejton skuadrën e Spanjës dhe pas mbarimit të kampionatit Botëror “Rusi 2018” ai do t’i bashkohet Realit të Madridit.
Lopetegui ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Realin e Madridit deri në vitin 2021. (TemA)