Trajneri i njohur italian Karlo Ancelotti, ka dhënë parashikimet e tij për Kampionatin Botëror që do të startojë pas dy ditësh në Rusi.
Tekniku i skuadrës së Napolit ka theksuar se ekipi që do të ngrejë lart Kupën e Botës do të jetë Brazili.
Ançeloti shtoi se Kombëtaret surprizë të këtij Botërori mund të jenë Belgjika dhe Kroacia.
“Unë mendoj se Brazili ka më shumë mundësi, duke parë që trajneri Tite ka ndërtuar një mbrojtje shumë të fortë.
Dihen aftësitë fantastike të brazilianëve në fazën sulmuese, miksimi i dy faktorëve të sipërpërmendur i bën brazilianët favoritë.
Kupa e Botës e nxjerr fituesin nga i njëjti grup i vogël skuadrash, që përbëhet nga Brazili, Argjentina, Gjermania ose Spanja. Mëkat që këtë vit nuk do të jetë Italia.
Dy skuadra mund të befasojnë në “Rusi 2018”: Belgjika, me kaq shumë lojtarë cilësorë që luajnë në Premier League, dhe Kroacia, që ka një kombinim mes eksperiencës dhe cilësisë”, përfundoi Anceloti. (TemA)