Botërori, parashikimi i Ibrahimoviç: Mes pretendetëve kryesorë do jetë dhe Suedia

12 Qershor 2018, 14:35Sport TEMA

Zlatan Ibrahimovic është një nga mungesat e këtij Kampionati Botëror duke u lënë jashtë nga përfaqësuesja e Suedisë, por gjithsesi ai do të jetë në Rusi për të ndjekur sfidat nga afër.

Bomberi që luan në MLS me skuadrën e Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori në një intervistë të dhënë për FIFA-n.

Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimovic sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjigandi i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.

“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe.

Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk ëshë fare Franca:

“Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje