Kujdes! Mjeku i njohur alarmon qytetatët për orizin: Ja bakteri që mund të shkaktojë helmim gjatë konsumimit

12 Qershor 2018, 10:50Sociale TEMA

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka adresuar një sërë këshillash për konsumatorët e orizit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai jep informacion mbi “një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“RIKUJTESË….Koha kur ORIZI konsumohet jo pak si dhe gëzimet familjare ku ai shërbehet, janë të shumta në stinën e VERËS…..

Specialistët e ushqimit thonë se orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit.

Shënjat e sëmundjes fillojnë shpejt pak orë ose 10-16 orë pas konsumimit të tyre, të shoqëruara me dhimbje barku, shpesh shumë të forta, të përziera dhe të vjella e diarrhea e ujëshme.

Është një mikroorganizëm rezistent ndaj shumë antibiotikëve, që përdoren në praktikën ë përditëshm klinike, si dhe mjaft dëmprurës deri në rrezikimin e jetës, sidomos të moshave të reja, duke dhënë në ta edhe për shkak të toksinës që ai prodhon Septicemi, Meningoencefalite deri në vdekje…..

B. cereus gjindet në oriz, patate, peshk, qumështin e pa pasterizuar, ëmbëlsirat, suprat, djathi dhe produktet me bazë djathi, makarona, patate, në mishin e pulës, të derrit apo të lepurit…..

Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është gatuar, sporet mund të kthehen në baktere, shumohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Sa më gjatë që të rrijë orizi i gatuar në temperaturën e dhomës, aq më i madh është rreziku i helmimit prej tij.

Ekspertët e ushqimit këshillojnë që orizi të konsumohet jo më vonë se 1 orë pas gatimit dhe nëse nga vakti mbetet sërish, të vendoset menjëherë në frigorifer, për t’u ringrohur, por jo më vonë se pas 24 orësh.

Asnjëherë, mos e rinxehni orizin më shumë se një herë….KUJDES gjatë gatimit, shërbimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në këtë stinë, SIDOMOS me orizin e gatuar…”  nënvizon Tritan Kalo. (TemA)

6 komente në “Kujdes! Mjeku i njohur alarmon qytetatët për orizin: Ja bakteri që mund të shkaktojë helmim gjatë konsumimit”

  1. Pilafi says:

    O doktor!! Po tani e zbulove kte gje? Ke kaq vite doktor mo!!! Hahaaaa duhet te maresh cmimin nobel!

    1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      Bravo Pilafi. Ulu dhjete. E fitove tasin me pilaf per sot.
      Ndersa Dr. Kalon do e keshilloja qe verejtjet apo ankesat t´i drejtoje te platforma Shqiperia qe duam. Brenda dhjete diteve do marre pergjigje. Nqs nuk merr pergjigje, s´ka problem, vari leshte. Cudia me e madhe tek ne tre dite zgjat.

    2. LoL says:

      Ne fakt ai e ka thene Rikujtese – nuk shkruan gjekundi se sapo beri nje zbulim

  2. prizem says:

    Ne te gjithe globin mjeket i rikujtojne popullates rreziqet stinore me pasoja shendetesore. Vetem injorantet i injorojne keto rreziqe. Faleminderit Dr Tritan Kalo.

  3. katarakti says:

    Eshte mire qe shkruhen dhe botohen edhe artikuj te tille per mbrojtjen e shendetit. Por do kete gjithmone ndonje qe do vjelle vrer. Sidoqofte keshillat falas te doktorit duhen marre seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje