Ndeshja Kosta Rika-Serbi u prit me interes të madh pasi gjithë vemendja e kombit shqiptar, u përqëndrua tek fakti që një gazetar shqiptar i quajtur Kosta Grillo, ishte tifoz me Serbinë. Tifozët Kuq e Zi kërkuan pezullimin e tij nga televizioni publik, ndërsa disa gazetarë nga Kosova e quajtën atë të paguar nga Edi Rama, ngaqë ky i fundit nuk bën dot tifozllëk hapur me Serbinë.
Pas gjithë këtij debati, komentatori i RTVSh që transmetonte ndeshjen e botërorit, i frikësuar nga fitorja e Serbisë, në fund të ndeshjes deklaroi me triumfalizëm: Ndeshja përfundoi Kosta Grillo 1 Kosta Rika 0.
Kështu ishte në rregull dhe me drejtorin e RTVSh dhe me tifozët patriotë.
Ndeshja Gjermani- Meksikë ishte surpriza më e madhe e së dielës. Por debati më i madh u përqëndrua tek fakti që trajneri i Gjermanisë në raste të tilla sikleti, fut dorën posht brekëve dhe pasi kruhet u mban erë duarve.
Këtë radhë ai nuk u mbajti erë dhe gjithë tifozët mendojnë se kjo ishte një shenjë për kompanitë e basteve, që do kenë fat, pasi ai futi dorën poshtë brekëve dhe duke e ditur erën nuk e afroi tek hundët.
Alfred Trebicka paska bërë dje një sqarim, gjatë mitingut të darkës të PD, për fjalorin e tij kundër një kolegu në teatër dhe i ka quajtur gjithë kundërshtarët e vet, “bijë kurvash”, duke theksuar se bijtë e kurvave e njohin njëri- tjetrin.
Pas fjalës së Trebickës, ka reaguar zëdhënësi i Protestës. Ai ka sqaruar se zoti Trebicka kur thotë “bijë kurvash” e ka fjalën që janë të zgjuar, jo që i kanë vërtet nënat kurva. E bën këtë sqarim pasi pas fjalës së tij, e mori nëna nga Korça dhe e pyeti “të kujt janë ata djemtë me ty mo djalë, se jam plakë e si mbaj mend shoqet”.
A ka gomar me te madh se ky Trebicka.
Ai e di mire kete pune se i ka zagaret ne pemen e tushemishtit