Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger, ka tentuar të tallet me mungesën e Italisë dhe Holandës në Botëror.
Ai është pyetur dje, për ekipin favorit për të fituar Botërorin e Rusisë.
“Parashikimi im për Botërorin? Është e vështirë, por mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse të mira. Po bëj shaka, natyrisht”, ka thënë 33-vjeçari.
Por, atij i është përgjigjur direkt ish-mbrojtësi italian Marco Materrazi, me një replikë që gjermanëve do t’iu ketë djegur shumë.
Ai i kujtuar Schweinsteiger një nga mbrëmjet më dramatike të Gjermanisë, humbjen 0:2 përballë Italisë në gjysmëfinalen e luajtur në Dortmund, në vitin 2006, kur Italia në fund fitoi Botërorin:
“Jemi favoritë si ti në Dortmund, në 2006-ën! E mban mend kur hëngre picën?” (TemA)