Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka “analizuar” sot, 6 muajt në detyrë të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme, e përhershme e përkohshme.
Sipas Bylykbashit, si “e perhershem si e perkohshmja Arta Marku rri e vështron yjet…,”.
Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit:
Sot u bënë plot 6 muaj që kur Arta Marku, nën çader, në mes të tymit, vuri dorën të betohej mbi Kushtetute si Prokurore e Përgjithshme e Përkoheshme edhe pse Kushtetuta nuk njeh një PPP.
Thanë që do të qendronte vetëm një apo dy muaj sa të zgjidhej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por ky këshill as ka ndërmend të zgjidhet për shume kohë.
Dhe pa KLP nuk ka Prokuror të Përgjithshem me mandat 5-vjeçar.
Opozita propozoi amendament kushtetues që ta fuste këtë punë në hulli kushtetuese.
Por ata në PS që bënë çorbë reformën ne drejtesi, thanë se deri sa të hynte në fuqi amendamenti kushtetues, do të ishte zgjedhur Prokurori sipas Kushtetutes ndaj nuk duhej.
Amendamenti do kishte hyrë dy herë në fuqi deri më sot, por as KLP nuk kemi e as Prokuror me mandat kushtues 5 vjeçar nuk kemi.
Dhe Arta Marku rri e vështron yjet, me dilemen: më mirë i Përkohshem pa afat, apo i Përheshem me afat 5 vjeçar?
Mah, nuk e di, po pyes njëherë Kryeministrin a i duhem akoma…
Ndërkohe trafiqet vazhdojnë, Tahiri është i lirë, hetimet për Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku janë, ministrat e korruptuar flenë si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombetar privatit që të bëjë pallat e ta shesin bashkë, dhe Rama qeveris pa atë gjembin që quhet Gjykate Kushtetuese. Tranzicion i përhershëm si gjithmonë.