Letra e Pittellës për kryeministrin Italian, reagon PS: Mbështetja e tyre konfirmon se Shqipëria meriton hapjen e negociatave

20 Qershor 2018, 15:42Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të letrës së senatorit italian Gianni Pittella, i cili i kërkon kryeministrit itaian, Giuseppe Conte që Italia të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla falenderon Pittellën dhe senatorët e tjerë demokratë italianë për mbështetjen e tyre për antarsimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Ballës, mbështetja e tyre konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e meriton dhe është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.

Stausi i plotë i Taulant Ballës:

Faleminderit Gianni Pittella dhe shumë senatorëve të tjerë demokratë italianë për mbështetjen e tyre treguar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Mbështetja e tyre konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e meriton dhe është gati të fillojë negociatat për anëtarësim në familjen europiane.

Përmes një letre dërguar kryeministrit italian Giuseppe Conte, Senatori italian i PD-së, Gianni Pittella, ka kërkuar që në Këshillin e ardhshëm Europian të konfirmohet qëndrimi pro i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Faleminderit i dashur Gianni për mbështetjen dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përditë e më shumë më pranë Europës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje