Pranga të riut nga Erseka: Shkel semaforin në Tiranë dhe provon të korruprojë policët me 2000 lekë

28 Qershor 2018, 16:48Kronika TEMA

Një i ri nga Erseka ka rënë në pranga pasi ka tentuar të korruptojë dy efektivë të policisë.

“Forcat blu” të Tiranës kanë arrestuar në flagrancë Pando Ç, 23 vjeç, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar semaforin me dritë të kuqe.

Për t’i shpëtuar gjobës, ai ka tentuar të korruptojë policët me 2000 lekë të reja.

 

Policia njofton:

“Në pranga ka përfunduar Pando Ç, 23 vjeç, banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u konstatua duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë dhe për të shmangur masën administrative për kundravjatjen e kryer, drejtuesi i mjetit tip “BMV”me targë AA 487 CJ, i ka dhënë punonjësve të policisë dy kartemonedha me prerje 1000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnëfunksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal”,nënvizon policia. (TemA)

1 komente në “Pranga të riut nga Erseka: Shkel semaforin në Tiranë dhe provon të korruprojë policët me 2000 lekë”

  1. enter"" says:

    Ah sa mire.

    TE MESOHEN SHQIPOT HALABAKE QE LIGJI ESHTE LIGJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje