Ditën e kaluar është futur edhe ai në lojë: ishin Neymar, Coutinho, Casemiro, Marcelo dhe Thiago Silva. Dhe ai, “Chichi”, sepse Tite shiptohet kështu në Brazil, “Ok, do të luaj edhe unë”: ishte një kuadrat, nga ata klasikët për nxehje, nga ata që kur bëhen nga brazilianët duken si një lojë elektronike dhe ku shikon më shumë tenikë të pastër se në dhjetë ndeshje.
Djemtë e tij e sfidojnë dhe ai që qesh më në fund. Sepse, zakonisht, kur e shikon Adenor Leonardo Bacchi, i quajtur Tite, ai shfaqet me krahët mbrapa kurrizit dhe me shikimin poshtë. Mendon. Ndërsa djali i tij, Matheus, edhe ai trajner, është pak më poshtë duke përgatitur ndeshjen stërvitore. Ky është vendi i shenjtë i “Chichi”.
Kundër Meksikës do të jetë momenti i mata-mata, brenda ose jashtë, jetë ose vdekje. Meksikanët kanë një problem me një grip që ka goditur disa lojtarë, Tite do të duhet të heqë dorë nga Marcelo (“Luan Filipe Luis”). “E shikoj si një ndeshje të nivelit të lartë, ku të dy skuadrat do të tregojnë një futboll të madh. Neymar? Është në formë shumë të mirë”.
CAIPIRINHA – Nuk ekziston një lojtar që të mos e quajë “Profesor”. Një pseudonim i njohur për një teknik që di të hyjë në kokën e lojtarëve me seriozitetin e një karriere të kaluar duke fituar (te Corinthians) dhe me një aplikim të kujdesshëm ndaj punës, pa u kthyer në një maniak të saj. Pas ndeshjes me Serbinë, ai ka bërë një lëshim: “Ju dukem i qetë, por tani do të shkoj të pi një caipirinha, sot mund t’ia lejoj vetes”. Ndodhte kështu edhe kur drejtonte Corinthians: pas çdo fitoreje, një pije për t’u qetësuar.
CAPELLO DHE SHIRITI – Brazili ka cilësi në çdo repart të skuadrës, por edhe një mbulim në stilin e italianëve: përpara shkaktoi sa me shumë dëme kundërshtarit, por mos u dëmto mbrapa. “Kam studiuar Juventus-in e Capello-s, – ka thënë në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për Gazzetta dello Sport. – Një shkollë italiane që ofron lojë, më agresive dhe jo vetëm në kundërsulm”. Skema e tij 4-1-4-1 (“Disa e shikojnë si 4-3-3”) është himni i “mendo gjithmonë për të tjerët”.
Të gjithë kthehen mbrapa, teksa Paulinho dhe Casemiro ruajnë ekuilibrat e skuadrës. Forca e këtij Brazili është se ka pësuar vetëm një gol në tri ndeshje (me një shtyrje të Zuber ndaj Miranda-s). “Udhëheqja e një grupi, – ka thënë Tite, – përbëhet nga shumë aspekte, secili duhet të bëjë pjesën e tij”. Këtu bazohet edhe rotacioni i shiritit të kapitenit. Kjo gjë ndodh vetëm te Brazili. Tite e bënte edhe te Corinthians. Funksionon. Dhe kundër Meksikës do të jetë radha e Thiago Silva-s.
CELULARËT – Origina e Tite është nga Italia. Stërgjyshat, Andrea Bacchi dhe Maria Mazzocchi, u nisën drejt Brazilit në 1883-in. Është pak italian, kjo shpjegon edhe mënyrën e lojës së ekipit të tij. Lojtarët e adhurojnë, edhe pse ai nuk i çmend me detaje dhe punë të vazhdueshme. I bind. Të shtunën ka qenë dita e lirë për lojtarët, të gjithë në det poshtë “Swiss-Hotel” me familjet e tyre. Gjërat e ndaluara? Vetëm një: s’ka celularë dhe mjete të tjera elektronike pas darkës. Prishin gjumin.(Telesport)