Familja nga Kavaja denoncon zhdukjen e të afërmit: Është me probleme mendore, thirrje shqiptarëve në Greqi

4 Korrik 2018, 16:24Kronika TEMA

Një familje nga fshati Bago i Kavajës, ka kërkuar ndihmë për humbjen e të afërmit të tyre.

Ata thonë se 46 vjeçari  Ylli Elmadhi, është larguar nga banesa më datën 22 shkurt dhe nuk është kthyer më pranë saj.

Familja apelon për detaje rreth vendodhjes së tij, pasi thekson se ai vuan nga çregullime mendore dhe është i paaftë për të vepruar vetë.

Jemi të shqetësuar pasi i afërmi ynë është zhdukur nga banesa në muajin shkurt.

Kemi bërë denoncimin në polici dhe konkludon se ai ka kaluar drejt Greqisë.

Sistemi “Tims” vërteton se ai ka kaluar kufirin për në shtetin fqinj ku mendojmë se ndodhet aktualisht.

Dyshojmë se ndokush po e mban të izoluar për ta shfrytëzuar për punë bujqësore. Duam të dimë vendodhjen e tij. Jemi nën shqetësimin e madh nëse është gjallë apo e kanë vrarë.

 Çdokush që disponon ndonjë informacion sado të vogël, të na kontaktojë në këtë numër telefoni: 069 91 28 288”, apelojnë familjarët për të gjithë ata që mund ta kenë pare apo mund ta kenë hasur gjatë udhëtimit të tyre. (TemA)

1 komente në “Familja nga Kavaja denoncon zhdukjen e të afërmit: Është me probleme mendore, thirrje shqiptarëve në Greqi”

  1. Perparim says:

    Jam i vellai i Yllit shkruaj nga Italia dhe deshiroj qe kush e ka par osé ka informacion te NA shkruaj ose telefonoj 0039 3452449776 Dihet qe ndodhet ne Greqi qe ne shkurt jemi te shqetsuar per Yllin .. Un qe shkruaj jam PERPARIMI “frosinone Itali”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje